1 Dhjetori, Dita botërore kundër HIV/AIDS.

Degët e Kryqit të Kuq Shqiptar kanë organizuar veprimtari të shumta me qëllim sensibilizimin veçanërisht të brezit të ri për t’u mbrojtur nga virusi i HIV, për të ulur në këtë mënyrë numrin e të infektuarëve. Nëse komunitetet punojnë sëbashku mund t’u bëjnë ballë të gjitha pandemive, madje edhe HIV/SIDA-s.
Vullnetarët e programit të shëndetit organizuan prezantime dhe biseda me të rinjtë e shkollave të mesme ndërkohë që shpërndanë material sensibilizuese për publikun e gjerë në hapësirat publike të qyteteve.
Ndërsa vullnetarët e degës së KK Tiranë organizuan veprimtari me të rinjtë e Shkollës Jopublike “Faik Konica” dhe “Kristaq Rama”, vullnetarët e degës së KK Pohgradec organizuan veprimtari në Nehemia Gateëay, në projektin e gjuhës gjermane.
Në Elbasan u zhvilluan veprimtari me nxënësit e klasave të X të Gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi” ndërkohë që vullnetarët shpërndanë material sensibilizuese në sheshin “Gensher”.
Veprimtari të kësaj natyre u zhvilluan dhe në degët e KK Korçë, Durrës, Shkodër, Kuçovë, etj.
Faleminderit vullnetarëve për angazhimin.

Ndajeni me miqte tuaj: