1 Dhjetor, Dita Botërore kundër AIDS vjen këtë vit në 30 vjetorin e tij me moton: “Testohu për HIV”; “Know your Status”.
Degët e Kryqi i Kuq Shqiptar në të gjithë vendin kishin zgjedhur të organizonin veprimtari sensibilizuese, të organizuara nga vullnetarët dhe nxënësit e Shkollave të Mesme, krijimin e fjongos tashmë identifikuese të kësaj date, ndezjen e qirinjëve, organizimin e ekspozitave vizatimore me temë nga kjo ditë, takime sensibilizuese, etj.
Veprimtaritë u organizuan në bashkëpunim me Drejtoritë e Shëndetit Publik por dhe organizata e institucione të interesuara në fushën e HVI/AIDS. Përmendim këtu, degët e KK Tiranë, Elbasan, Librazhd, Korçë, Laç, Berat, Kuçovë, Vlorë, etj.
Një veprimtari e veçantë u zhvillua nga vullnetarët e Degës së KK Tiranë dhe nxënësit e shkolla të mesme të Tiranës. Rreth 500 pjesëmarrës në këtë veprimtari, sensibilizuan komunitetin në Sheshin “Skënderbej” mbi rreziqet e kësaj sëmundjeje, duke i ftuar të TESTOHEN si mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga HIV.
Falënderojmë gjithashtu, vullnetarët e degëve dhe nxënësit për kontributin e dhënë në organizimin dhe mbarëvajtjen e kësaj veprimtarie!