14 Qershor është Dita e Dhuruesve Vullnetar të Gjakut. Këtë vit, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, ka përzgjedhur si slogan të saj ““Dhuro gjak, Dhuro tani, Dhuro shpesh” në mënyrë të veçantë në raste katstrofash.
Kryqi i Kuq Shqiptar organizon fushatën për dhurimin vullnetar të gjakut në të cilë do të angazhohen të gjitha Degët e Kryqit të Kuq në mbarë vendin dhe që kulmon më 14 Qershor, Ditën e Dhuruesve Vullnetar të Gjaku.
Kryqi i Kuq Shqiptar, fton të gjithë institucionet e vendit, shtetërore dhe private, dhe publiku i gjerë t’i bashkëngjitet veprimtarive që do të zhvillohen dhe të dhurojnë gjak në seancat që do të organizohen enkas në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.
“Dhuro gjak, Dhuro tani, Dhuro shpesh.”