(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Programi i sherbimit te trajnimit te ndihmes se pare


 

 

Ndihma e parë, përveç se është një fushë tradicionale e të gjitha Shoqatave Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, është dhe një direktivë e Këshillit të Europës ku sugjeron që vendet anëtare dhe vendet kandidate duhet të trajnojnë mbi ndihmën e parë grupet më në rrisk dhe grupet e interesit të ekspozuara ndaj rriskut siç janë drejtuesit e automjetit, kandidatë për t’i pajisur me leje drejtimi, të cilët të dinë si të sillen në raste aksidentesh, të dinë si të japin ndihmën e parë për të lënduarit nga aksidentet e ndodhura në rrugë. Në kushtet e vendit tonë, ku numri i aksidenteve me pasojë humbjen e jetës shënon një shifrat vjetore janë mjaft të larta: rreth 265 persona humbin jetën, 369 persona mbeten të lënduar rëndë dhe 1992 persona mbeten të lënduar lehtë vetëm si pasojë e aksidenteve automobilistike, kjo direktivë duhet më patjetër të vihet në zbatim.

 

Të gjitha këto kanë bërë që Kryqi i Kuq Shqiptar (KKSH)  ta konsiderojë Shërbimin e Trajnimit për Ndihmën Parë jo vetëm si një drejtim bazë të veprimtarisë së Shoqatës, dhe vecanërisht si një shërbim për grupet shenjë më të rrezikuara, duke rrritur kapacitete njerëzore e materiale për përgatitjen dhe zhvillimin e kurseve të ndryshme të Ndihmës së Parë, jo vetëm për kandidatët për drejtues automjeti por dhe ato për personelin e sipërmarrjeve private e shtetërore të prodhimit e ndërtimit me qëllim krijimin e bërthamës të dhënësve të ndihmës së parë në këto institucione, etj.

 

Programi i Ndihmës së Parë i KKSH e ka filluar veprimtarinë e tij me rifillimi e tij në vitin 1990 dhe është riorganizuar i plotë në vitin 1994, dhe vit pas viti ka rritur kapacitetet e tij materiale e njerëzore me qëllim krijimin e një rrjeti të gjerë instruktorësh dhe vullnetarësh të specializuar në të gjithë vendin (KKSH e shtinë veprimtarinë e tij në të gjithë territorin e vendit nëpërmjet 39 Degëve të Kryqit të Kuq në qytet kryesore të tij).

 

Për realizimin e këtyre kurseve me cilësi për grupe të ndryshme është dashur kohë, pasion dhe mund. Vetëm në vitin 2005, dhjetë vjet pas organizimit të Programi të Ndihmës së Parë, është bërë e mundur fillimi i zhvillimit të kurseve të trajnimit për kandidatët për drejtues automjeti, e më vonë dhe kurset e tjera grupet të ndryshme shenjë si punonjësit e kompanive të ndërtimit, fasoneritë, biznese etj.

 

Puna e madhe për krijimin e kapaciteteve u shpërmbye në vitin 2008 me licencimin në KKSH nga Qendra Europiane e Referencave për Ndihmën e Parë, çka tregon që shërbimet e ofruara nga KKSH – kurset e Ndihmës së parë për grupe të ndryshme shenjë ofrohen sipas standardit të këtij institucioni ndërkombëtar.

 

Dy janë drejtimet kryesore të programit:

 

Drejtimi 1:Të realizohet me profesionalizëm shërbimi i trajnimit të ndihmës së parë me kandidatët për drejtues automjeti.

 

Drejtimi 2: Ofrimi dhe zhvillimi i kurseve të ndihmë së parë për kompani private ndërtimi

dhe prodhimi, firma, institucione, OJF, studentë të fakultetit të mjekësisë, publiku i gjerë dhe grupe shenjë në rrezik.

 

Kryqi i Kuq Shqiptar ofron shërbimin e trajnimin të ndihmës së parë për këto grupe target:

  • Kandidatët drejtues automejti programi 8 orë
  • Trajnim për punonjësit e institucioneve programi 7 orë

private dhe shtetësore, kompani, subjekte,

publiku

  • Kurse trajnimi për vullnetarët e KKSH programi mbi 12 orë

 

Për të rritur cilësinë e mësimdhënies dhe zbatimin korrekt të Rregullores për të gjithë procedurën e kryerjes së këtij shërbimi në të gjitha degët ku zhvillohen kurset e trajnimit të ndihmës së parë kryesisht me kandidatët drejtues automjeti, KKSH ka instaluar një sistem monitorimi on-line me kamera aktualisht në 20 degë. Pjesë e këtij procesi mbetet dhe ndjekja e drejtpërdrejtë e zhvillimit të kurseve në degë në zbatim të një grafiku të detajuar mujor.

 

Baza Ligjore.

Tranimi për dhënien e Ndihmës së Shpejtë mjekësore në rast aksident rrugor, për kandidatët e rinj drejtues automjeti:

  • Saksionuar me Ligjin Nr.8378, datë 22.7.1998 “KODI RRUGOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË” dhe ndryshimet që ka pësuar ky ligj me8738, datë 12.2.2001; ligjin nr. 9189, datë 12.2.2004; ligjin nr. 9808, datë 24.9.2007; vendimin e GJK nr. 12, datë 14.4.2010; ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011, që kanë gjetur mëshirim nëmarrëveshjen 3 palëshe ndërmjet KKSH, Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, “ Për organizimin e Kursit të Trajnimit për Dhënien e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Rast Aksidenti Rrugor”, datë 20.03.2012.

Trajnimit mbi Ndihmën e Parë për kompani private ndërtimi dhe prodhimi, firma, institucione, OJF, studentë të fakultetit të mjekësisë, publiku i gjerë dhe grupe shenjë në rrezik.

 

  • KODI I PUNËS, Ligji nr. 10 053, datë 29.12.2008, neni 75
  • Urdhri Nr. 82, datë 22.02.2011, publikuar në faqen zyrtare të Republikës së Shqipërisë, datë 28-29 mars 2011 mbi: Miratimin e Rregullores “Për organizimin e provimeve të shtetit për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, pika 6.

 

Ndajeni me miqte tuaj: