(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Kryqi i Kuq Shqiptar me stendën e tij në Panairin “Klik Expo Group”

Panairi Ylli

Një ngjarje e vecantë u shënua këtë vit. Kryqi i Kuq Shqiptar mori pjesë për herë të parë në Edicionin e 22 të Panairit ndërkombëtar “Klik Expo Group” që u hap në Tiranë nga data 21 deri më datë 25 nëntor. Kjo ngjarje e rëndësishme që e ka kthyer tashmë kryeqytetin në një pikë takimi mundësish dhe ndërveprimi, erdhi këtë vit me temën Biznes – Kulturë – Bashkëjetesë.

Në stendën e Kryqit të Kuq Shqiptar ndërthyret historia, arritjet dhe veprimtaritë aktuale të shoqatës. Prezenca e KKSH në këtë panair është falë dashamirësisë së Klik Expo Goup që vuri në dispozicion falas gjithcka.

Në ditët që panairi qëndroi i  hapur, stenda e Kryqit të Kuq Shqiptar u vizitua nga qytetarë të shumtë, të cilët shprehnin interesin e tyre për veprimtaritë që shoqata zhvillonj në ndihmë të më nevojtarëve, por dhe falenderimin për gjithcka ajo ka bërë, në mënyrë të vecantë në fusha të tilla si përgjigje në raste katastrofash, ndihmën e parë apo dhurimin e gjakut.

Panairi Ylli 3

Ministria e Kultures, znj. Mirela Kombaro vizitoi stendën e Kryqit të Kuq Shqiptar znj, Mirela Kumbaro e shoqëruar nga Presidenti i Panairit zoti Luan Muhametaj. Ajo ndaloi posacërisht në stendë dhe bisedoi përzemërsisht me vullnetarët dhe përfaqësuesit e shoqatës mbi veprimtaritë e Kryqit të Kuq Shqiptar dhe angazhimin e vullnetarëve në to.

Vullnetarët u përshëndetën vecanërisht nga Presidenti i KKSH z. Ylli Alushi për përfaqësimin aktivë të veprimtarive kryesore të shoqatës.

Panairi Ylli 1Prezenca e Kryqit të Kuq Shqiptar në këtë panair, tregon se shumë mirë dhe biznesi ka anën e tij humanitare për të treguar.

Ndajeni me miqte tuaj: