Kryqi i Kuq Shqiptar, Dega Tiranë – Veprimtari të shumta nga vullnetarët e degës

Veprimtari të shumta vazhdojnë të zhvillohen në këtë fillim viti në degën e KK Tiranë. Të shumta në numër dhe në programe. Kështu, me të rinjtë e programit të përgatitjes në raste katastrofash u zhvillua trajnimi i parë i tyre. Trajnimi kishte si synim njohjen e të rinjve më drejtimet kryesore të programit dhe me rolin e vullnetarit të Kryqit të Kuq në ndihmë të më nevojtarëve.

AIDS Qemal Stafa 6Një trajnim tjetër u zhvillua me vullnetarët e Programit të Shëndetit të Shkollës së Mesme “Qemal Stafa”. Në këtë trajnim të tretë,  pjesëmarrësit krahas informacioneve mbi Kryqin e Kuq në përgjithësi dhe atë shqiptar në veçanti, marrin formimin e nevojshme për përhapjen e njohurive në mënyrë të veçantë për substancat që krijojnë varësi sic janë drogat, alkooli dhe duhani si dhe për projektin “Parandalimi i HIV/AIDS”. Një trajnim i ngjashëm u zhvillua dhe me nxënësit e Shkollës së Mesme “Sami Frashëri”

Sherbimi komunitar Drita e DituriseNdërkohë që vazhdojnë realizimi i veprimtarive nga vullnetarët, të tjera shkolla i shtohen listës së atyre që kanë bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, Dega Tiranë për kryerjen e Shërbimit Komunitar, pjesë e Programit Mësimor.  Kësaj liste i janë shtuar dhe dy shkolla të tjera, Shkolla e Mesme jo publike “Drita e Diturisë” dhe Shkolla e Mesme jo publike “Nils Bor”. Tashmë bashkëpunimi i ngushtë që kemi pasur me këto shkolla, ngrihet në një nivel më të lartë përgjegjësish.

Faleminderit të gjithëve, nxënësve pjesëmarrës, vullnetarëve, koordinatorëve dhe drejtuesve të shkollave për bashkëpunimin!