(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

8 Maji, Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe e Gjysmëhënës së Kuqe

Foto wall

 

 

8 Maji, Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe e Gjysmëhënës së Kuqe 

 

8 Maji është Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Kryqi i Kuq Shqiptar (KKSH), organizata më e vjetër dhe më e madhe humanitare në vend, e kremton këtë ditë me dy veprimtari të mëdha: Ekspozita XXI Kombëtare e Vizatimit “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq” dhe Konkursin XIX Kombëtar të Ndihmës së Parë.

 

Ekspozita XXI Kombëtare e Vizatimit “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq” është përmbyllja e një fushate të gjerë që KKSH ndërmerr për përhapjen e vlerave humanitare te fëmijët, në promovimin e ndjenjës së vullnetarizmit dhe të solidaritetit në ndihmë të atyre që kanë nevojë, ndërmarrë që në muajin Shkurt.

 

Këtë vit, punimet më të mira, të dala nga ekspozitat e organizuara në degët e KK do të ekspozohen në hollin e Hotel PLAZA, më datë 8 maj, ditë në të cilën do të organizohet dhe ceremonia e hapjes dhe ndarja e çmimeve. Janë 300 punimet më të mira, të nxjerra nga rreth 3500 punime në teknika të ndryshme si pikturë e mirëfilltë, akuarel, pastel, vizatim, etj. që kanë konkurruar në Ekspozitat e hapura në 39 degët e Kryqit të Kuq, ku morën pjesë nxënësit e 231 shkollave 9 vjeçare në të gjithë vendin. Gërshetimi i talentit të fëmijëve me idenë që mbartnin këto punime na dhanë një aktivitetet sa kulturor aq edhe edukativ. Punimet më të mira të ekspozitës, do të jenë pjesë e kalendarin e fundvitit të botuar nga KKSH.

 

Organizimi i kësaj ekspozite u bë e mundur falë dhe bujarisë së Digitalb, Agna Group, APR, Bashkisë Tiranë dhe Hotel PLAZA, të cilët i falënderojmë.

 

Konkursi XIX Kombëtar i Ndihmës së Parë (NP) është ngjarja më e madhe që KKSH organizon për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit në drejtim të përhapjes së njohurive dhe teknikave të dhënies së NP në raste aksidentesh, të çfarë do lloj qofshin ato.

 

Kjo veprimtari synon të zhvilloj me tej te vullnetarët e saj dhe më gjerë në publik informacionin për NP dhe teknikat e dhënies së saj, në mënyrë që të shpëtojnë sa më shumë jetë njerëzish. Takimi final i kësaj veprimtarie tashmë tradicionale do të zhvillohet në Tiranë, në datën 8 maj, nga ora 09.00-15.00, në lulishten “Sulejman Pasha” (tek “Ushtari Panjohur”) dhe tek Rr. Murat Toptani (Pedonalja). Ky takim është përmbyllje e takimeve të organizuara në 39 degët e KK dhe 3 takimeve rajonale, prej nga kanë dalë dhe ekipet fitues të 13 degëve: Shkodër, Mat, Lezhë, Dibër, Tiranë, Elbasan, Librazhd, Durrës, Korçë, Fier, Lushnje, Kuçovë dhe Vlorë. Organizimi i këtij Konkursi realizohet sipas të njëjtës skemë që realizohet dhe nga Konkursi Europian i Ndihmës së Parë, i cili këtë vit zhvillohen nën moton ”Ndihmë e Parë për këdo dhe kudo”.

 

Kjo dekadë është quajtur “Dekada e Sigurisë Rrugore”. Për këtë arsye, Programi i NP i KKSH-së, synon një ndërgjegjësim më të gjerë të publikut për domosdoshmërinë e njohjes dhe përhapjes së shprehive të dhënies së NP. Është e rëndësishme të kuptohet që NP është vendimtare në momentet fillestare dhe ajo duhet të jepet nga persona kompetentë, që i njohin teknikat e dhënies së saj.

 

 

Ndajeni me miqte tuaj: