Kryqi i Kuq Shqipëtar

Programi i gjakut

Përbërësit e gjakut dhe funksioni i tyre.

Gjaku përbën 7-8% të peshës së trupit.Në organizmin e njeriut të rritur ka gjithsej 5-6 litra gjak.

Rreth 40-50% e gjakut perbëhet nga rruazat e kuqe që janë mbartës të oksigjenit. Pjesa që ngelet 55%-60% është plazma që përmban një pjesë të vogël rruazash të bardha , faktorët e koagulimit dhe trombocitet.

Rruazat e kuqe të gjakut prodhohen në palcën e kuqe të kockës e dalin në qarkullim ku qendrojnë 120 ditë,pastaj shkatërrohen kryesisht në shpretkë dhe zëvëndësohen me eritrocite të reja që prodhohen.

Rruazat e bardha luajnë rol mbrojtës.

Pllakëzat e gjakut luajnë rol në mpiksjen e gjakut e në ndalimin e rrjedhjes së gjakut.

Të gjithë komponentet e gjakut mund të përdoren dhe sejcili prej tyre luan një rol të rendësishëm në shpëtimin e Jetës të pacientëve.

Lajme

Galeria