Kryqi i Kuq Shqipëtar

Programi i gjakut

Arsyet perse duhet te dhurojme gjak:

  • Të dhurosh gjak do të thotë të japësh shpresë, të shpetosh Jetë ! Nëse sejcili do të pyes vetvehten, se cfarë bën duke dhuruar gjak do të kishte një përgjigje pa ekuivok :
  • “Bëj atë që do të dëshiroja ta bënin të tjerët , nëse vetë do të kisha nevojë për gjak”

  • Gjaku është jetik. Gjaku nuk mjafton Kurrë. Ai kërkohet në cdo kohë për përdorim të menjëhershëm. Në cdo rast emergjence duhet të ketë gjak.
  • Një qese gjak mund të shpëtoj tre (3)jetë, nëpërmjet ndarjes së tij në komponentë dhe produkte të tij.
  • Në vendin tonë nevojat për gjak janë rreth 30.000 njësi gjak ndërkohë mblidhen rreth 20.000 njësi.
  • Janë rreth 300 pacientë me talasemi që marrin gjak cdo muaj.
  • Një ditë mund të keni edhe ju nevojë për gjak.
  • Asnje lloj mjekimi nuk mund të zëvëndësojë transfuzionin e gjakut, kur ai është i nevojshëm.Gjaku për transfuzion merret vetëm nga njeriu. Ai nuk mund të prodhohet artificialisht.
  • Kontrolloni shëndetin tuaj nëpërmjet një pakete analizash falas dhe konfidenciale :
    • Grupi i gjakut dhe Rrhezusi i tij
    • Trigliceridet
    • Kolesteroli
    • Glicemia
    • Gjithashtu gjaku kontrollohet për pranine e virusit te SIDA-s, Hepatit B dhe C , Sifilizit.
    • Analizat kryhen pas dhurimit të gjakut.

Lajme

Galeria