Grupet e gjakut
Prania në siperfaqe te eritrociteve të nje substance e quajtur antigen bën që njerëzit të kenë grupe të ndryshme gjaku.
Dy janë sistemet kryesore të grupeve të gjakut : Sistemi A, B, O dhe sistemi Rhezus. Në sistemin A, B, O dallohen katër grupe : Grupi Zero (0) , Grupi A, Grupi B dhe Grupi AB.
- Grup A i gjakut ka vetëm antigenin A
- Grup B ka vetëm antigenin B
- Grup AB i ka të dyja
- Grup 0 nuk ka asnjë
Ju nuk mund t’i dhuroni gjak dikujt në menyrë të drejtpërdrejt dhe nuk mund të merrni gjak nga i njëjti grup pa u kontrolluar ai.
- Grupi 0 është grup Universal dhe mund t’i dhuroj gjak cdokujt.
- Grupi A mund t’i dhuroj gjak grupit A dhe AB
- Grupi B mund t’i dhuroj gjak grupit B dhe AB
- Grupi AB mund t’i dhuroj gjak vetëm grupit AB por mund të marrë gjak nga grupet e tjera.
Në sistemin Rhezus dallohen dy grupe gjaku: Rhezus pozitiv (+) nëse antigeni “D” është i pranishëm dhe Rhezus negativ (–) nese antigeni “D” mungon.
Cdo njeri që ka një prej grupeve të gjakut në sistemin A, B, O është ose Rh (+) pozitiv ose Rh (–) negative.
Në popullsinë shqiptare grupet e gjakut ndodhen në përqindjet e mëposhtëme:
| Grupi O | 40.1% |
| Grupi A | 36.7% |
| Grupi B | 17.1% |
| Grupi AB | 6.1% |
Personat Rhezus pozitiv perbëjnë 85% të popullsisë ndërsa 15% e popullsisë janë Rhezus negativ.



