Proçedura e dhurimit të gjakut
Cfarë duhet ditur përpara dhurimit të gjakut
- Dhurimi nuk dëmton shëndetin dhe nuk krijon varësi, është një mënyrë për të mbajtur nën kontroll shëndetin.
- Kryhet në kushte sterile , aget janë me një përdorim.
- Të dhënat që jepen për gjëndjen shëndetësore dhe analizat konsiderohen fshehtësi profesionale.
- Mos pini duhan ose pije alkolike përpara dhurimit.
- Mos të merret asnjë medikament 48 orë përpara dhurimit.
- Të merret ushqim dhe lëngje( kafe, caj, lëng frutash ose ujë më shumë se zakonisht) 2-3 ore përpara dhurimit.
- Frika që jo rrallë njerëzit kanë për dhimbjen që mund të shkaktojë dhurimi i gjakut është e pabazë. Dhimbja nga futja e një gjilpëre në venën e gropës së brrylit është e papërfillshme.
Proçedura e dhurimit të gjakut
- Rregjistrimi , dorezimi i kartes te identitetit
- Leximi i informacionit mbi infeksionin HIV/AIDS
- Plotesimi i pyetsorit, te cilin mundet ta shkarkoni ketu
- Kontrolli mjeksor:
- Matet tensioni arterial
- Matet temperatura e trupit
- Matet niveli i hemoglobinës, për t’u siguruar nëse jeni në gjëndje të mirë shëndetsore në momentin e dhurimit
- Dhënia e gjakut nëse mjeku e vendos këtë (10 minuta)
Kujdesi pas dhurimit
Pas dhurimit të gjakut qëndrohet 20 minuta, qe trupi t`i përshtatet humbjes së gjakut, ndërkaq duhet të merret një lëng frutash, kek ose kafe. Nese ndjeni dhimbje të lehtë koke , duhet të qendroni shtrire e më pas me miratimin e mjekut të bankës së gjakut. të largoheni.
Pas dhurimit të gjakut Ju mund të vazhdoni aktivitetin normal.
- Nuk është e nevojshme për dietë, pushim apo mjekim të vecantë mbas dhurimit të gjakut
- Qëndrohet qetë për rreth 20 minuta , duke marrë lëngje frutash , kafe etj
- Gjaku zëvëndësohet brënda 48 orëve
- Nuk pihet as alkool, as duhan ditën e dhurimit, por pihen gjatë ditës shumë lëngje( ujë etj)
- Nuk ngitet makina për rreth 2-3 orë
- Nuk bëhen sforcime fizike për rreth 3 orë
- Shumë njerëz shprehen që ndjehen më mirë pas dhurimit të gjakut jo vetëm fizikisht por dhe për faktin që kanë kontribuar në shpëtim Jete të pacintëve
- Dhuruesi duhet të lidhet me vullnetarë të tjerë dhe të japë eksperiencën personale



