Dhurimi i gjakut është një akt i thjeshtë personal , i pa dhimbshëm por me vlera të mëdha humane dhe civile.
Dhurimi i gjakut nuk dëmton një organizëm të shëndoshë. Shumë dhurues gjaku thonë që ndjehen më mirë mbas dhurimit të gjakut. Nëse ka ndonjë shqetësim Ju lutem kontaktoni me mjekun e bankës së gjakut.
Përfitimet nga dhurimi i gjakut :
- Dhurimi i gjakut rregullisht, bën mirë për shëndetin.
- Një nga përfitimet që ka dhuruesi i rregullt i gjakut konsiderohet ndikimi lehtësues në sëmundjet e arterieve koronare. Gjithashtu dhurimi rregullisht i gjakut është trajtimi kryesor, jete shpëtues i të sëmurëve me Hemokromatoz të lindur si dhe Policitemi.
- Analizat mbas dhurimit kanë një kosto të lartë.
- Cdo dhurues gëzon një ditë pushim mbas dhurimit të gjakut (sipas ligjit nr.9739 dt.21.5.2007)
Zëvëndësimi i gjakut :
- Organizmi ynë ka 5-6 litra gjak. Sasia që dhurohet është rreth 400-450 ml, një sasi e papërfillshme për një organizëm të shëndoshë
- Gjaku zëvëndësohet shpejt, vëllimi , rruazat e bardha dhe trombocitet brenda 24 orëve ndërsa rruazat e kuqe mbas dy javësh.



