Në atmosferën që krijon viti i 95 vjetorit të krijimit si shoqatë, më datën 24 qershor, në ambientet e Pallatit të Kulturës në Tiranë u mblodh Asambleja XV e Përgjithshme e Kryqit të Kuq Shqiptar.
Si organi më i lartë vendimmarrës, Asambleja e XV e Përgjithshme mori në shqyrtim dhe miratoi një sërë dokumentesh të rëndësishme për punën e bërë gjatë periudhës dy vjeçare 2014-2015, si: Raportin mbi gjendjen e Shoqatës” mbajtur nga Presidenti i KKSH, z. Ylli Alushi; raportin “Mbi veprimtarinë e KKSH-së për periudhën ndërmjet dy Asambleve, (vitet 2014-2015)”; Raportet financiare dhe odituese, si dhe miratoi “Planin e Veprimit dhe Buxhetin e KKSH për vitet 2016, 2017”.
Një nga dokumentet e rëndësishme të miratuara në këtë Asamble ishte dhe “Strategjia e Kryqit të Kuq Shqiptar 2020” si dhe rishikimi i Politikave të Kryqit të Kuq Shqiptar që rregullojnë veprimtarinë e saj në fusha të ndryshme ku ajo vepron.
Këto dokumente reflektojnë zhvillimet e deritanishme të shoqatës si dhe tendencat e zhvillimit të saj duke ruajtur trendin e zhvillimit të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe si dhe veçoritë që karakterizojnë veprimtaritë e KK në Shqipëri.
Kryqi i Kuq Shqiptar