Workshop rajonal mbi administrimin e katastrofave

Më datë 21-23 nëntor 2018, në Qendrën e formimit të Kryqit të Kuq Maqedonas “Solferino” në Strugë u mbajt një workshop rajonal mbi administrimin e katastrofave. Në këtë workshop morën pjesë 22 përfaqësues nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë, Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Kryqi i Kuq Bullgar, Kryqi i Kuq Shqiptar, Kryqi i Kuq Serb, Kryqi i Kuq Malazez, David Adom i Izraelit, dhe Qendra për menaxhimin e krizave në Republikën e Maqedonisë.
Workshopi kishte si qëllim që të jepte përgjigje kërkesave të Kryqit të Kuq në raste përmbytjesh të njëpasnjëshme në disa vende, shkëmbimit të të dhënave, të eksperiencës dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet përfaqësuesve të Shoqatave kombëtare, si dhe njohja dhe përmirësimi i njohurive përmes trajnimeve duke përdorur NICs (Sistemin e Komandave të gjeneratës së re në rast incidenti).

Seancat e workshopi u zhvillua në mënyrë interaktive përmes shkëmbimit të përvojave dhe punës në grupe. Temat që u trajtuan në këtë ëorkshop janë : NICS (Next-Generation Incident Komandës System), përmbytjet dhe përgatitja e dokumentacionit për kërkesë për ndihmë ndërkombëtare (APEL dhe DREF), dhe një prezantim i mbajtur nga përfaqësuesi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Ndajeni me miqte tuaj: