Në ambjentet e Qendrës Kombëtare të Trajnimit të Kryqit të Kuq Shqiptar, Programi për Përgatitje dhe Ndërhyrje në raste katastrofash dhe Ndihmë të Parë, organizoi takimin e vlerësimit të operacionit të ndihmës për përmbytjet dhe vështirësitë e dimrit nëntor 2016 – janar 2017
Në takim ishin thirrur për të marrë pjesë përfaqësues nga 10 degë të KKSH të prekura nga përmbytjet e fund vitit të kaluar, kryesisht të mbështetura nga DREF (Fonde të Federatës ndërkombëtare destinuar për situata emergjente) dhe degë të angazhuara në përballjen e vështirësive të krijuara nga moti në këtë fillim viti, mabmen. Kooordinim, menaxhim, pergjigje e menjehereshme dhe efektive. Në takim mori pjesë dhe një përfaqësues i Zyrës Rajonale të FNKK&GjK në Budapest përgjegjës për përgatitje dhe ndërhyrjet në raste katastrofash. Në takim u diskutua mbi efektivitetin e nderhyrjed, pikat e forta dhe pikat e dobeta që u vërejten dhe detyrat për të ardhmen. Nëse duam rezultat pozitiv ne duhet të përqëndrohemi në një këto pika: Kooordinim, menaxhim, përgjigje e menjëhershme dhe efektive.