Viti 2019 është viti i 70 vjetorit të miratimit të Konventave të Gjenevës (*). Janë katër konventa, ndër të cilat ajo më e reja në moshë, e miratuar më 1949, që do të mbronin pas kësaj grupin më të madh të viktimave në një luftë: civilët…
Në fakt, konventat e miratuara përpara vitit 1949 (në vitet 1864, 1907 dhe 1929), kishin të bënin me ushtarin e plagosur apo të kapur rob në fushën e betejës, dhe jo me civilët. Vetëm disa rregulla elementare, të shtuara në të Drejtën e Hagës mbi qëndrimin në kohë lufte, trajtonin fatin e popullsisë në kohë lufte dhe mbrojtjen e tyre në territoret e pushtuara.
Por kjo mbrojtje e dhënë, dukej se ishte qartësisht e pamjaftueshme.
Në vitin 1929, Konferenca diplomatike që rishikoi Konventat e Gjenevës mbi ushtarin e plagosur dhe të sëmurë në fushën e betejës dhe hartoi Konventat mbi trajtimin e robërve të luftës, u kufizua në shprehjen e dëshirës se duheshin ndërmarrë “studime më të thella në lidhje me nevojën për një konventë ndërkombëtare për mbrojtjen e civilëve me kombësi të palës armike që ndodhen në territorin e njërit prej pjesëmarrësve në luftë apo në territorin e pushtuar nga ai”.
Pesë vjet më vonë, në vitin 1934, Konferenca XV Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq e mbledhur në Japoni, miratoi një projekt konventë me 33 nene në lidhje me mbrojtjen e civilëve, që u quajt “projekti i Tokios” redaktuar nga KNKK.
Ky tekst do të duhej t’i nënshtrohej diskutimit të Shteteve në një konferencë tjetër të re diplomatike në fillim të vitit 1940…Por ndërkohë kishte filluar pushtimi i Mançurisë nga Japonia, lufta e Spanjës dhe konflikti Italo-Etiopian.
Lufta e Dytë Botërore, persekutimi nazistë kundra çifutëve në Europë e deri bombardimet e pamëshirshme ajrore të metropoleve, nxori në dritë se deri në çfarë pike ishte e nevojshme një konvente ndërkombëtare që mbronte civilët në kohë lufte.
Nga ky moment traumatik, me një ritëm të nxituar por që kërkoj rreth 4 vjet, Shtetet adoptuan në Gjenevë, më 12 gusht 1949, një tekst specifik në mbrojtje të civilëve në konfliktet e armatosura ndërkombëtare. Dhe ishte pikërisht koha për këtë.
Viti 2019 është gjithashtu 90 vjetori i Konventës së Tretë të Gjenevës që lejon si gjithnjë akoma dhe sot, KNKK që të ketë qasje dhe të vizitoj me dhjetëra mijëra robër lufte.
Prandaj urojmë përvjetorin kësaj pasurie botërore të njerëzimit për të cilat 196 Shtete janë “angazhuar për t’i respektuar dhe për t’i bërë që të respektohet në çdo kohë dhe në çdo rrethanë” që do të ishte mirë për të reflektuar për to kohë pas kohe.
(*) Konventat e Gjenevës përbëjnë themelin dhe bazën ligjore të aksionit humanitar të Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe