Veprimtari të shumta në Degën e Kryqit të Kuq Librazhd, gjatë muajit Shkurt

 

Veprimtaritë e Degës së KK Librazhd kanë qenë të shumta, gjatë muajit shkurt. Qendra Sociale e menaxhuar nga dega, ka funksionuar me kapacitet të plotë. Janë rreth 40 të moshuar që frekuentojnë këtë qendër dhe i gëzohen veprimtarive që zhvillohen aty si: lexim libri, lexim të shtypit të ditës, lojëra shahu, letra e domino, etj. Për një mbarëvajtje sa më të mirë të Qendrës ditore për të moshuar u zhvillua një takim me Kryetarin e Bashkisë, Librazhd dhe u lidh marrëveshja për funksionimin e Qendrës Ditore për të moshuar.

Gjatë këtij muaji, u bë rishikimi dhe plotësimi i skuadrës së vullnetarëve për raste katastrofash me elemente të rinj, ndërkohë që janë mbajtur kontakte të vazhdueshme me sektorin e Emergjencave Civile për një informacion më të mirë mbi situatën dimërore.

Programi Shërbimit të trajnimit për NP ka zhvilluar normalisht kurset e NP me kandidatët për drejtues automjeti. Temat dhe demonstrimet e situatave u zhvilluan sipas programit. Është punuar me përfaqësues të biznesit dhe drejtues të institucioneve për organizimin e Ndihmës së Parë në publik. Kështu është arritur të zhvillohet një kurs i tillë me Ndërmarrjen e Përpunimit të Drurit “Sinani Sh.p.k.”

Në zbatim të veprimtarive të Programit të Shëndetit, janë zhvilluar seancat e informimit për HIV/ AIDS, në dy klasa të dhjeta në Shkollën e Mesme “Ibrahim Muca” si dhe dy takimi informuese në kuadër të projektit DDA, dhe bisedat e informimit mbi Higjienën Personale me Klasat e I dhe të II në shkollën 9-vjecare “Genc Leka”.

Vullnetarët e degës kanë punuar fort për një sensibilizim masiv të njerëzve për dhurimin vullnetar të gjakut. Falë kësaj pune, në muajin Mars, dega do të zhvillojë një seancë dhurimi Gjaku. Kështu  gjatë muajit shkurt janë zhvilluar takime sensibilizuese mbi Dhurimin Vullnetar të Gjakut në Ndërmarrjen Ujësjellësi, Bashkia Librazhd, Ndërmarrjen Gjelbërimi.

Dega ka nisur punën përgatitore për Konkursin e Vizatimit, të degës dhe pjesëmarrjen në  Ekspozita e XXI kombëtare e vizatimit “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq”, si dhe në Konkursin Kombëtar të Ndihmës së Parë.

Ndajeni me miqte tuaj: