Veprimtari të degës së KK Fier gjatë muajit prill

 

 

Të shumta kanë qenë veprimtaritë e zhvilluara nga dega e KK Fier gjatë muajit prill. Rëndësie e veçantë i është dhënë takimeve sensibilizuese në komunitet për rëndësinë e parandalimit të katastrofave dhe të përgatitjes në rast se ato ndodhin. Për këtë nga vullnetarët e programit u zhvillua një takim sensibilizimi me rreth 70 banorë të Njësisë Administrative Mbrostar, fshati Kallm. Vëmendje u tregua për zhvillimin me cilësi të Konkursit të NP në nivel degë dhe në konkurrimin e ekipit të degës në takimin rajonal të këtij konkursi.

 

Në fushën sociale, në zbatim te projektit “Riintegrimi i fëmijëve në vështirësi”, janë realizuar veprimtari me 50 nxënës të tri shkollave 9-vjeçare, Roskovec, Hamil dhe Levan. Mësueset e angazhuara në këtë projektit zhvilluan orët extra për nxënësit zënësit, ndërkohë që vullnetarët zhvilluan biseda për një higjienë të pastër të trupit dhe të gojës.

 

Sipas planifikimit janë zhvilluar 4 seanca sensibilisuese me pjesëmarrjen e 110 personave dhe dy seanca dhurimi me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Qendrën Horzonti. Dhurues 18, gjithsej si degë deri tani 110 dhurime.

 

Të shumta kanë qenë veprimtaritë e zhvilluar në fushën e shëndetit:

  • Për projektin HIV/AIDS, 3 seanca sensibilizimi në Shkollën e Mesme “Janaq Kilica”, “Jakov Xoxa ”, “Perikli Ikonomi”;
  • Për projektin “Higjiena Personale” biseda sensibilizuese me nxënësit klasave të para dhe të dyta në 3 shkollat 9-vjeçare te qytetit “Mark Dashi”, ”Naim Frashëri” dhe “Jani Bakalli” ;
  • Për projektin “Parandalimi i sëmundjeve qe shkaktohen nga substanca që krijojnë varësi, Droga, Alkoli, Duhani”, u zhvilluan takime sensibilizuese me nxënësit e klasave të XI të shkollave të mesme “Janaq Kilica”. “Jakov Xoxa”, ”Perikli Ikonomi”
  • Me pjesëmarrjen e vullnetarëve të Kryqit te Kuq dhe nxënësve të shkollës së mesme “Perikli Ikonomi”, në kuadër të Ditës Botërore të Tokës, u krye aksioni i higjenizimit për pastrimin e territorit të Lagjes “Liri”.

 

Jashtë vëmendjes nuk kanë mbetur veprimtaritë e zhvilluara për rekrutimin e anëtarëve dhe vullnetarëve të rinj të Kryqit të Kuq. Këtij qëllimi i kanë shërbyer dhe takimet e bisedat e zhvilluara në shkollat mesme ”Allen” dhe “Numani”.

 

Nga dega e KK Fier është treguar vëmendje në zhvillimin me cilësi të Kurseve të Ndihmës së Shpejtë për kandidatët për drejtues automjeti. Gjatë muajit prill në këto kurse morën pjesë 179 kursantë.

 

 

Ndajeni me miqte tuaj: