Veprimtaritë për Moshës e tretë ka qenë dhe mbeten në fokusin e veprimtarive të Kryqit të Kuq Shqiptar.
Kështu në në degët e Kryqit të Kuq Lezhë, Shkodër, Durrës, Berat, Gramsh dhe Librazhd vazhdon zbatimi i projektit “Mbështetje sociale-shëndetësore dhe përkujdesje në shtëpi për të moshuarit” që ju vjen në ndihmë 180 të moshuarve të vetmuar pa të ardhura ose me pensione shumë të ulëta, me sëmundje kronike etj.
Këta të moshuar, 30 të moshuar për çdo degë, vizitohen çdo javë në shtëpitë e tyre nga stafi dhe vullnetaret e projektit duke iu ofruar kontroll mjekësore, mbështetje psiko-sociale si dhe mbështetje ushqimore një herë në muaj.
Në realizimin e tij ky projekt mbështetet financiarisht nga Kryqi i Kuq Italian.