Nga Florida, Donna Morrissey, vullnetare e Kryqit të Kuq Amerikan
Të shtunën, më 16 shtator, unë dhe Cynthia Gutierrez-White njëkohësisht shoqe dhe vullnetare së bashku në Kryqin e Kuq u vendosëm në Njësinë ndihmëse në Florida shoqëruar nga tri mjete të reagimit në rast katastrofe që shpërndanin ushqime të ngrohtë, e bashkë me të shpresë dhe dhembshuri.
Disa nga lagjet që vizituam , kishin ndërprerë prej ditësh çdo lloj kontakti si pasojë e stuhisë, Kur mbërritëm ne, të veshur me jelekë të Kryqit të Kuq, njerëzit na u hodhën në krahë nga gëzimi. Të parët që ndihmuam ishin fëmijët, dhe të moshuarit. Kishte shumë emocion dhe lot gëzimi. Për ta më në fund kishte mbërritur shpresa. Që kur kishte kaluar uragani Irma, për më shumë se një javë, këto lagje ishin plotësisht të izoluar. Diku, takuam dy persona që na thanë se në një kanal pas shtëpisë së tyre, kishin zbuluar një trup në ujë. Diçka që nuk mund ta harrojmë as unë dhe as Cynthia – një ngjarje më shumë se traumatike. Në rrethana të tilla, mirësia, dhembshuria dhe durimi janë më të rëndësishme se kurrë.
Në pikat e ndryshme të pritjes që vizituam, disa prej tyre ishin hapur pothuajse në atë moment që kishim mbërritur dhe ne. Ajo çka mundëm t’u jepnim në ato momente, miqve tanë që kishin vuajtur jashtëzakonisht shumë, ishte ajër të kondicionuar, linjë interneti dhe një mundësi për t’u lidhur me botën e jashtme. Kam qenë e pranishme, kur dërguar një foto në Key West në të afërmit e dikujt në New Jersey për t’u treguar atyre se ai ishte gjallë, shëndoshë e mirë dhe se tani kishte dhe ushqim të ngrohtë nga Kryqi i Kuq. Dhe përgjigja e ardhur nga familja e tij ishte: një falënderim për Perëndinë për këtë lajm të mirë dhe mbështetjen e dhënë nga Kryqi Kuq.
Në një lagje tjetër përjetuam momente të jashtëzakonshëm. Aty kishte shumë amerikano latinë që vuanin. Disa kishin problem gjuhësore, dhe të tjerë e reflektonin haptazi frikën për të dalë nga shtëpitë e tyre. Në një moment, Cynthia kërceu mbi kabinën e shoferit të njërës prej makinave tona të njësisë së emergjencës dhe foli me zë të lartë në spanjisht, duke i ftuar banorët e atyshëm të dilnin dhe të merrnin ushqim të ngrohtë. Fillimisht, njerëzit dolën me karroca. Një djalë i vogël na u afrua me veshjen e tij me flamur amerikan. Rrobat e tij ishin copëtuar, duke treguar shenja të traumës që ai dhe familja e tij padyshim kishin përjetuan nga Uragani Irma. E megjithatë ai ishte krenar. Në ditët në vazhdim së bashku do t’i bënim ballë situatës së krijuar nga uragani Irma.