Integrimi i shërbimeve shëndetësore dhe sociale për të moshuarin nuk është qëllim në vetvete, por synon vendosjen e të moshuarit në qendër të shërbimeve dhe organizimin e tyre rreth të moshuarit. Elementi bazë është fakti se i moshuari e ndjen se ka një plan të qartë dhe të personalizuar të kujdesit afatgjatë për të, pavarësisht nëse i duhet të ndihmohet nga profesionistë të shëndetësisë, të kujdesit social, apo vullnetarë të Kryqit të Kuq. Për këtë është e nevojshme që profesionistët e përfshirë në kujdesin shëndetësor dhe shoqëror të të moshuarit komunikojnë e koordinohen në mënyrë sistematike me njeri tjetrin dhe me përfaqësues të tjerë të komunitetit përfshi vullnetarët.
Shërbimet e integruara shëndetësore dhe sociale përfshijnë: vlerësimin e personalizuar të aftësive funksionale dhe prirjes së tyre në kohë, vlerësimin e mjedisit ku jeton i moshuari, vlerësimin e sëmundjeve, kushteve, sjelljeve, risqeve, dhe vlerësimin e nevojës për kujdes social. Gjithashtu ato kanë të bëjnë me ndërtimin e planeve të kujdesit të personalizuar, këshillimin, masat në shtëpi, mbështetjen për kujdestarët informalë si dhe mbështetjen me pajisje ndihmëse dhe medikamente.
Ky udhëzues shërben si një udhërrëfyes teknik i vullnetarëve të Kryqit të Kuq, por dhe kujdestarëve informale, në ofrimin e kujdesit në shtëpi për të moshuarit të cilët jetojnë vetëm apo pa mbështetje.
Shiko udhëzuesin këtu.