Më datat 15-16 nëntor 2017, Komitetit Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Qendra rajonale për informim në Beograd organizoi Takimin “Rivendosja e Lidhjeve Familjare (RLF) dhe komunikimi”. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Shoqatat Kombëtare të Bullgarisë, Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Rumanisë, Kroacisë, Sllovenisë, Hungarisë, Republikës Ceke. Në këtë takim nga Kryqi i Kuq Shqiptar morën pjesë 1- Koordinatorja për RLF znj. Zhaneta Kala dhe Koordinatori për Marrëdhëniet me Publikun z. Zamir Muca.
Takimi u drejtua nga stafi i Zyrës së KNKK në Beograd i drejtuar nga Përgjegjësi i Programit të RLF, z. Ivan Antonic. Takimi u përshëndet dhe nga shefja e Delegacionit rajonal të KNKK në Beograd, znj. Jelena Stijacic.
Organizimi i këtij takimi kishte si synim që të bënte një përmbledhje të rezultateve të arritura në mënyrë të vecantë të nga shoqatat kombëtare përgjatë krizës se emigrantëve këto tri vitet e fundit si dhe të rakordonte ndërveprimet e ndërmarra nga shoqata kombëtare me Zyrën Rajonale të Beogradit për zonën e Ballkanit Jugor dhe atij qëndror dhe pse jo me Selinë e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
Risia e takimit ishte se në të ishin thirrur për të marrë pjesë dhe Përgjegjësit për komunikimin në shoqatat respektive, me qëllim që këtij aspekti të rëndësishëm të veprimtarisë së Kryqit të Kuq t’i jepej vendi i duhur në median sociale të shoqatave kombëtare por dhe medias kombëtare të secilit vend. Media, veçanërisht ajo sociale mundet shumë mirë që të kthehet në një faktorë pozitiv në marrjen e rezultateve të kërkuara në këtë fushë, më shumë bashkime familjare
Krahas teamikave specifike të programit si:
- Mbrojtja e të dhënave në sistemin e RLF;
- RLF dhe probleme të tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen;
- Angazhimi i komunitetit;
- Gjuha në emigrim;
- Dokumentacioni dhe kontributi i Qendrës rajonale të informacionit;
Në seminar u trajtuan dhe tematika që kishin të bënin me komunikimin si :
- Komunikimi me autoritetet;
- Komunikimi në emergjencë;
- Si mund të përdorimin median në kohë krize.
Megjithëse, për arsye të mënyrës si është zhvilluar kriza e emigrantëve në rajon, Shqipëria ka pasur një peshë të papërfillshme, Kryqi i Kuq Shqiptar informoi në këtë takim mbi punën e bërë në vazhdimësi në fushën e Rivendosjes së Lidhjeve Familjare.