U zhvillua në Bishtek të Kirkiztanit, takimi 18 i Përgjithshëm i ERNA

 

Më 28-29 shtator u mbajt në Bishkek të Kyrgizstanit, takimi i 18 i Përgjithshëm i ERNA, (Rrjeti Europian i Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe për HIV/AIDS dhe TBC). Ky rrjet synon të koordinojë dhe të shkëmbejë praktikat më të mira në mes të shoqatave kombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe me veprimtari humanitare në fushën e shëndetit. ERNA kërkon të nxisë Shoqatat Kombëtare të rrisin kapacitetet e tyre në luftën kundër HIV/AIDS, TBC dhe sëmundjeve të tjera infektive.

Në takim merrnin pjesë koordinatorë shëndeti në nivel nacional dhe koordinator projektesh shëndetësore për HIV/AIDS dhe TBC nga shoqata kombëtare të 39 vendeve nga Europa dhe Azia Qendrore. Një nga pjesëmarrësit ishte dhe Kryqi i Kuq Shqiptar, anëtar dhe kontribuues i hershëm i rrjetit. Pjesëmarrësit informuan lidhur me situatën në vendet e tyre respektive për HIV/AIDS, TBC dhe të Hepatitit C, ky i fundit, si një kërcënim serioz me tendencë në rritje të sëmundshërisë infektive në popullatë. Ata informuan për veprimtaritë e zhvilluara në vendet përkatëse lidhur me HIV/AIDS dhe TBC. Kryqi i Kuq Shqiptar pasqyroi veprimtaritë e zhvilluara për parandalimin e sëmundjeve infektive, kryesisht për HIV/AIDS, me të rinjtë e shkollave dhe ndërmarrjeve.

Në takim, u shkëmbyen mendime dhe eksperienca ndërmjet pjesëmarrësve për tematika të caktuara, për larminë e aktiviteteve dhe rritjen e tyre sasiore dhe cilësore.

Në takim u diskutua gjerësisht, strategjia dhe plani i veprimit për periudhën 2016 – 2020 të programeve shëndetësore të Shoqatave Nacionale.

Në fund takimi President i ERNA u zgjodh Dr. Massimo Barra, me përvojë të gjerë në Lëvizjen ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe dhe ZvPresident, Sekretari i Përgjithshëm i KK Letonisë.

Ndajeni me miqte tuaj: