Më datë 27 dhe 28 tetor 2017, u organizua në Tiranë, takimi vjetor me Kryetarët e Degëve të Kryqit të Kuq Shqiptar.
Ky takim organizohet për të diskutuar rreth punës, shqetësimeve dhe detyrave të organeve drejtuese në degë dhe jo vetëm, në të ardhmen. Fundi i këtij viti karakterizohet nga një intensitet aktivitetesh në të gjitha fushat ku ai vepron, por dhe periudha e planifikimit për vitin e ardhshëm.
Në takim u diskutua për drejtimet kryesore që duhen marrë në konsideratë në hartimin e Planit të Veprimit për vitin 2018, bazuar ky në Strategjinë 2020 të Kryqit të Kuq Shqiptar, dokument ky mjaft i rëndësishëm për ecurinë e kërkuar të punës. Në diskutimin e tij, Presidenti i KKSH, Magj. Ylli Alushi kërkoi rritjen e frymës së përgjegjësisë, nga organet drejtuese në degë dhe veçanërisht nga Kryetarët e Degëve si një faktorë kyç në arritjen e suksesit.
Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu për respektimin rigoroz të kërkesave të Statutit dhe të Rregullores së Brendshme në realizimin e përgjegjësive të tyre.