Treguesit e takimit të SENDAIT janë vetëm se rezultatet e para

 

Dje në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ju bë jehonë një rezolute e cila tregoi për herë të parë treguesit e miratuar për matjen e progresit global në zvogëlimin e humbjeve nga fatkeqësitë dhe një rishikim të terminologjisë që lidhet me zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë.

Rezoluta u bashkë mbështet nga 61 shtete, anëtarë të OKB-së, gati dy vjet pas miratimit të Kornizën Sendai për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë 2015-2030, miratuar në Konferencën Botërore në Sendai, Japoni. Treguesit janë hartuar për të ndihmuar në matjen e progresit në arritjen e shtatë objektivat kuadër të Kornizës Sendai.

Rezoluta e miratuar do të ndihmojë vendet dhe organizatat e shoqërisë civile, të përgatiten për Platformën Globale 2017, mbi Reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë, që do të mbahet në Meksikë nga maji 22-26.

Miratimi i treguesve tregon një rritje të ndjeshme të përpjekjeve për të përmbushur afatet e para të përcaktuara nën Kornizën Sendai, që pritet të ketë një rritje të konsiderueshme në numrin e vendeve me strategji kombëtare dhe lokale për reduktimin e rrezikut të katastrofave në vend, deri në vitin 2020.

Ambasadori Cristián Barros Melet i Kilit, paraqiti projekt-rezolutën dhe tha se kjo rezolutë ishte “rezultat i një procesi të gjatë të negociatave që filluan në mars të vitit 2015 dhe përfundon sot, me miratimin e treguesve dhe terminologjisë në lidhje me reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë.

“Megjithatë, puna nuk përfundon këtu, ne mund të themi se ajo vetëm sa ka filluar. Zbatimi i treguesve të përfshira në këtë rezolutë është një hap tjetër. Këta tregues do të na mundësojnë matjen në mënyrë më efektive të shtatë objektivave të Kornizës Sendai, e cila, në përputhje me treguesit e Axhendës 2030, kërkon zhvillimin e politikave që nxisin elasticitetin dhe bashkëpunimin në mes të kombeve dhe të gjitha palëve të interesuara. ”

Lexo më : http://www.unisdr.org/archive/51777

 

Ndajeni me miqte tuaj: