Tmerret në konflikte, tregojnë se kemi më shumë se kurrë nevojë për Konventat e Gjenevës më shumë se kurrë. Nga Dr Helen Durham është Drejtor i ligjit dhe politikës ndërkombëtare në KNKK

 

Me rastin e Samitit Botëror Humanitar, që po mbahet në Turqi.

Mos e lini pas dore Ligjin e Luftës – ai kurrë më parë nuk është njohur nga publiku më shumë se sot dhe indinjata kur ai cënohet, nuk ka qenë kurrë më e madhe

Kur liderit botëror të takohen në Turqi për Samitin Botëror Humanitar (world humanitarian summit) muajin që vjen, një nga çështjet kyçe të axhendës do të jetë si të forcojmë respektimin e Ligjit të Luftës (the law of war). Dhe kjo është diçka që bota e ka më se të nevojshme.

Nëse i hedhin një sy imazheve që qarkullojnë në smartfonët tanë apo dhe ekranet e TV – spitale të bombarduar, popullsi e tmerruar apo me miliona njerëz të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre – nuk është surprizë që shumë njerëz të bëjnë pyetjen “Sa ligjet administrojnë konfliktet e armatosura?” (question whether the laws governing armed conflict work at all).

“Çfarë duhet të bëjmë kur bota po digjet?  Le ta fillojmë duke zbatuar Ligjin e luftës”. Petër Maurer

Dhe unë si të tjerët, ndaj atë frustim të gënjeshtër që gjendet në thelb të kësaj çështje. Nuk është e mundur të përballesh me fundin e tmerrshëm horror të njerëzve  në vende të tilla si Siria, Sudani i Jugut, Afganistani, pa pasur një ndjenjë indinjate. Është e thjesht ta nisësh duke bërë cinikun  ndaj vlerave njerëzore bazë që janë të shumta në Konventat e Gjenevës, të mundshme për të dhënë mbrojtjen e premtuar. Ndërkohë, kompleksiteti i konflikteve moderne, apo një rritje e ekstremizmit dhe luftërave që nuk njohin kufij, i shtojnë akoma më shumë sfidat.

Megjithatë, nëse do të thelloheshim sadopak, do të konstatonim sot se ligji i luftës është shumë i mirë.

Ky ligj, ashtu siç do ligj, nuk do të mund të ndalojë vuajtjet. Mund të duket larg pritshmërie, por është e rëndësishme të theksojmë se ligji nuk ka qenë kurrë më shumë dhe më mirë i njohur  nga publiku,  dhe se indinjata e shprehur sa herë ai shkelet, kurrë nuk ka qenë më e madhe. Pra, megjithëse është e pritshme të thuhet se Konventat e Gjenevës (Geneva conventions) nuk funksionojnë, kjo do të ishte një ide e gabuar.

Më poshtë po rendisim pesë arsye, që tregojnë se pse është e rrezikshme të mendohet kështu:

  1. Ato (Konventat) ndihmojnë për të shpëtuar jetë njerëzore, çdo ditë. Edhe pse Konventat e Gjenevës shkelen gjerësisht, ato ende vazhdojnë të shpëtojnë jetë njerëzore. Në mes të konfliktit në Siri, raste kur ne mundemi të kalojmë vijën e luftimeve për të ofruar përkujdesje mjekësor dhe për të siguruar ujë të pijshëm, të pastër për miliona njerëz, tregojnë se ligji është i një rëndësie vendimtare. Dhe kjo nuk është vetëm çështja për t’i kujtuar palëve ndërluftuese rregullat që duhet të respektojnë, por dhe për t’i ndihmuar ato për të zbatuar ligjin në praktikë.

Në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ne shpjegojmë për palët ndërluftuese  veprimet në praktikë për të zvogëluar vdekjet te civile – për shembull në Afganistan, ne u kërkuam luftëtarëve të mos sulmonin  objektiva ushtarake, ndërkohë që gratë janë duke bërë blerjet e tyre në tregun e mëngjesit. Nganjëherë, ligji i luftës bën atë që njerëzit duhet të jenë në gjendje që ta kenë, por nuk munden si, evitimi i një sulmi ndaj një spitali në Mali, apo thirrja për ndihmë e një ambulancë nëpërmjet pikës së kontrollit në Bregun Perëndimor.

  1. Vetë ekzistenca e konventave siguron një kuadër të rëndësishëm jetik. Pa to, nuk do të ketë një mënyrë të qartë të njohjes të asaj se çfarë është e pranueshme në luftë dhe çfarë nuk është. Dhjetorin e kaluar, shtetet morën angazhime të reja që synonin përmirësimin e pajtueshmërisë dhe ranë dakord të punojnë për të krijuar një forum të ri që do të mbështeste këtë qëllim. Angazhime të tilla, duhet të përkthehen në veprime.

KNKK sapo ka publikuar komente të përditësuar( updated commentaries) mbi konventat e Gjenevës, me qëllim që të ndihmojë në zhvillimin e ligjit për të ruajtur trendin e tendencave të fundit në luftë. Vitet e fundit, KNKK-ja ka mbështetur mësimin e ligjit të luftës në më shumë se 400 universitete dhe ka ndihmuar me trajnim 45.000 personel ushtarak, të sigurisë dhe të policisë. Ndërkohë që roli ynë në zonat e konfliktit është unik, ne jemi vetëm një pjesë e përpjekjeve botërore për këto çështje.

  1. Marrëveshjet për armët reduktojnë në mënyrë dramatike vuajtjet njerëzore. Që kur Traktati i Ottawas, (Ottawa treaty) për eliminimin e minave tokësore antinjeri, hyri në fuqi në vitin 1999, ne vlerësojmë se numri i njerëzve të vrarë apo të gjymtuar nga minat ka rënë në rreth 3,500 nga rreth 20,000 më parë. Praktikisht, këto armë nuk prodhohen më, ndërkohë që 48 grupe të armatosura jo-shtetërore kanë premtuar të mos i përdorin më, dhe në masë të madhe janë duke e mbajtur fjalën. Falë ndalimit të armëve kimike, përdorimi i tyre është kthyer në tabu dhe rezervat në një masë të madhe të tyre janë shkatërruar.
  2. Ne duhet të shmangim një rreth vicioz. Ka një hendek në mes të pritshmërisë së njerëzve të ligjit dhe realitetit në konflikt, dhe ne nuk duhet të lejojmë që kjo të kthehet në një rreth vicioz, ku mosrespektimi i ligji bëhet diçka normale. Pakënaqësia publike për sjelljen e palëve në konflikt, mund të përdoret lehtë si një tymnajë për shtetet dhe grupet e armatosura që të pretendojnë se ligji është i dështuar. E pas kësaj të kërkojnë të justifikojnë shkeljet e bëra prej tyre, si qëndrime të pashmangshme dhe realiste në një konflikt të armatosur. Mediat dhe agjencitë humanitare shpesh publikojnë vetëm shkeljet e ligjit, dhe jo rastet e shumta kur ai është respektuar dhe zbatuar: çdo herë që vaksinohet një fëmijë në një zonë konflikti, ushtria ndalon sulmet për shkak të mundësisë për të shkaktuar viktima civile, apo një i paraburgosur është i mbrojtur nga tortura.
  3. Moralisht, mbështetja e konventave është gjëja e drejtë që duhet bërë. Në fund të fundit, nuk ka sjellje tjetër alternative për të mbështetur respektimin e ligjit të luftës. Ka gjëra që janë më shumë se të rëndësishme për njerëzimit dhe nuk mund të maten vetëm me rezultate, qofshin dhe këto afat-shkurtër, siç është ruajtja e dinjitetit njerëzor,

Të gjitha këto argumente tregojnë se në samitin botëror humanitar (world humanitarian summit,) ne duhet të riafirmojë rëndësinë e të drejtës ndërkombëtare humanitare dhe mbrojtjen e atyre që janë kapur në një konflikt.

Ato (Konventat) mund dhe të shkelen vazhdimisht, por kjo nuk do të thotë se janë të parëndësishme. Ato vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm. Alternativa – luftë pa kufij – thjesht është e pa pranueshme.

 

Ndajeni me miqte tuaj: