Në kujtim të betejës së Solferinos që i dha jetë idesë së Henry Dunant për krijimin e Kryqit të Kuq, një histori e shkurtër e viteve të para të KNKK.
Kryqi i Kuq u krijua me iniciativën nga një person të quajtur Henry Dunant, i cili ndihmoi ushtarët e plagosur në betejën e Solferino në vitin 1859 dhe më pas loboi tek drejtuesit politikë për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të mbrojtur viktimat e luftës. Dy idetë e tij kryesore ishin hartimi i një traktati që do të detyronte ushtritë të kujdeseshin për të gjithë ushtarët e plagosur dhe krijimin e shoqatave kombëtare që do të ndihmonin shërbimet mjekësore ushtarake.
Dunant i hodhi me shkrim idetë e tij në një libër të mëvonshëm, të titulluar “Një kujtim nga Solferino”, botuar në vitin 1862. Komiteti i Mirëqenies Publike në qytetin e tij në Gjenevë i mori këto ide dhe formoi një grup pune (që ishte embrioni Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, me Dunant si sekretar), që u mblodh për herë të parë në Shkurt 1863. Në tetorin e po atij viti u thirr një konferencë ndërkombëtare, për të zyrtarizuar konceptin e krijimit të shoqatave kombëtare.
Konferenca gjithashtu ra dakord për një emblemë standarde për të identifikuar personelin mjekësor në fushën e betejës: një kryq të kuq në një sfond të bardhë. (Emblema e gjysmëhënës së kuqe u miratua nga Perandoria Osmane (Turke) në vitet 1870.)
Në gusht 1864, përfaqësuesit e një numri vendesh miratuan Konventën e parë të Gjenevës, e cila vendosi një kornizë ligjore rreth këtyre vendimeve dhe e bëri të detyrueshme që ushtritë të kujdeseshin për të gjithë ushtarët e plagosur, nga çfarëdo ane që të ishin.
Këto zhvillime e vendosin KNKK-në në origjinë të Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe – sot kjo lëvizje grupon KNKK, Shoqatat Kombëtare, (192) dhe Federatën ndërkombëtarë të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe – dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare: katër Konventat e Gjenevës të vitit 1949 dhe tre Protokollet e tyre Shtesë të vitit 1977 dhe 2006.
Në fillim e tij, detyra e KNKK ishte të inkurajojë krijimin e shoqatave kombëtare (e para shoqatë është krijuar në shtetin gjerman të Ëürttemberg, në nëntor të vitit 1863) dhe të veprojë si një ndërmjetës komunikim midis tyre. Operacioni i parë i KNKK në terren është realizuara më 1864, gjatë luftës midis Gjermanisë dhe Danimarkës: delegatët e tij u dërguan për të punuar në secilën anë të vijës së frontit. Ky operacion paralajmëron fillimin e rolit operacional të KNKK-së si një ndërmjetësues neutral ndërmjet palëve në luftim.
Idetë e Dunantit gjetën një përgjigje pozitive në mesin e drejtuesve dhe dashamirësve, grupeve të mirëqenies dhe publikut. Në vitet në vijim, shoqatata kombëtare u krijuan në të gjithë Evropën. Konventa e Gjenevës u përshtat më vonë për të përfshirë në to mbrojtjen e të plagosurve, të sëmurëve dhe të anijembyturve në betejat detare dhe qeveritë miratuan ligje të tjera (të tilla si Konventat e Hagës) për të mbrojtur viktimat e luftës.
Në të njëjtën kohë, KNKK zgjeroi veprimtarinë e tij, duke u angazhuar në veprimtari të reja të tilla si vizita e të burgosurve të luftës dhe transmetimi i listave të emrave, në mënyrë që të siguroheshin familjet e tyre.
Nga fundi i shekullit të 19-të, Henry Dunant – vizioni i të cilit kishte ndihmuar në fillimin e të gjithë këtij procesi – jetonte në heshtje në një fshat malor të Zvicrës. Dështimet e tij në biznes e kishin detyruar të tërhiqej nga Gjeneva dhe nga një rol aktiv në Kryqin e Kuq. Por në 1901 ai u bë fituesi i parë, së bashku me pacifistin francez, Frédéric Passy, të çmimit Nobel për paqe.
Dunant vdiq në vitin 1910. Në atë kohë, në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut, Azi dhe Afrikë, Kryqi i Kuq dhe Konventat e Gjenevës kishin zënë rrënjë. Si Kryqi i Kuq ashtu dhe Konventat e Gjenevës do të viheshin përpara sporvave të rëndë gjatë Luftës së Parë Botërore.