Takim me Sekretarët dhe Administratorët e degëve të KKSH në kuadër të Projektit “Përgatitja Efektive për Raste Katastrofash”

Në kuadër të Projektit “Përgatitja Efektive për Raste Katastrofash” u zhvillua në Tiranë një takim me Sekretarët dhe Administratorët e degëve. Në takim u prezantua raporti i vlërësimit të Kryqit të Kuq Shqiptar sipas metodologjisë standarte të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq për nivelin e përgatitjeve dhe kapaciteve të krijuara për një përgjigje efektive për raste katastrofash. Raporti përmbledh veprimtarinë e shoqatës për 37 komponentë si baza ligjore, strukturat vullnetare operacionale, procedurat financiare, koordinimi dhe bashkëpunimi me të tjerët, etj, sipas niveleve të zhvillimit si dhe detyrat për përmirësimin dhe konsolidimin e kapacieteve reaguese në të ardhmen.

Ndajeni me miqte tuaj: