“Stop vuajtjeve. Stop trafikimit të qenieve njerëzore”

Kryqi Kuq Shqiptar ka organizuar një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese në kuadër të projektit “Stop vuajtjeve. Stop trafikimit të qenieve njerëzore”, në Diten Ndërkombëtare Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, më 30 korrik. Kjo inicativë ka përfshirë degët kryesore të Kryqit të Kuq Shqiptar në të gjithë vendin, përfshirë degën e Tiranës, Vlorës, Korçës, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit, Beratit, Kukësit, Lezhës, Dibrës, Fierit dhe Gjirokastrës.

Për të përmbushur qëllimet e projektit, vullnetarët e Kryqit të Kuq Shqiptar kanë angazhuar përpjekjet e tyre për të rritur ndërgjegjësimin rreth sfidave të trafikimit të qenieve njerëzore. Ata kanë ndarë fletëpalosje në komunitet dhe kanë organizuar takime me specialistë nga komisariatet e policisë për të diskutuar dhe bashkërenduar përpjekjet mbi këtë problematikë serioze.

Një falënderim i veçantë shkon për punonjësit e policisë së shtetit për bashkëpunimin e tyre të vyer në këtë fushatë. Përveç kësaj, një falënderim të veçantë meritojnë edhe vullnetarët e Kryqit të Kuq Shqiptar për angazhimin dhe kontributin e tyre në realizimin e kësaj inicative të rëndësishme.

Kjo nismë e Kryqit të Kuq Shqiptar synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të ngritur zërin kundër trafikimit të qenieve njerëzore, duke ndihmuar në mbrojtjen e të drejtave të njerëzve dhe duke ndërmarrë hapa të ndjeshëm drejt ndalimit të kësaj dukurie të papranueshme në shoqëri.

Ndajeni me miqte tuaj: