Shërbimi i Ndihmës së Parë për Institucionet

Ofrimi i Shërbimeve të Ndihmës së Parë për ambientet e brëndshme dhe të jashtme: Avantazhet dhe Praktikat më Pozitive

  • Hyrje:

Ndihma e parë është kujdesi dhe ndihma e menjëhershme që i jepet një personi që ka pësuar një dëmtim ose prekur nga një sëmundje përpara ardhjes së ndihmës mjekësore profesionale. Është një element kritik në sigurimin e shëndetit dhe sigurisë së individëve, veçanërisht në ambientet brëndshme dhe jashtme ku aksidentet dhe emergjencat janë të pranishme. Ky shënim konceptual do të përcaktojë rëndësinë e ofrimit të shërbimeve të ndihmës së parë në ambiente të ndryshme institucionale dhe praktikat më të mira për të siguruar ofrimin efektiv të shërbimeve të ndihmës së parë.

  • Rëndësia e Shërbimeve të Ndihmës së Parë:

Njohuritë e duhura për dhënien e ndihmës së parë janë thelbësore për sigurimin e mirëqenies dhe sigurisë së individëve në ambiente të ndryshme institucionale. Në ambientet e brendëshme, si vende pune në ambiente të mbyllura, shkolla apo shtëpitë, aksidentet dhe emergjencat janë të zakonshme. Ofrimi i shërbimeve të ndihmës së parë mund të ndihmojë në parandalimin apo uljen e shkallës së dëmtimeve dhe sëmundjeve, apo dhe të shpëtojë jetën e njerëzve. Në ambiente të jashtme, si evente sportive, udhëtime, kampingje, hiking në male, aksidentet dhe emergjencat janë edhe më të pranishme. Shërbimet e menjëhershme dhe efektive të ndihmës së parë gjithashtu mund të lehtësojnë shkallën e dëmtimeve të ndryshme fizike që mund të bëhen dhe jetë kërcënuese dhe të sigurojnë që individët të marrin kujdesin e duhur përpara marrjes së shërbimit mjekësor të nevojshëm.

  •  Pse është e rëndësishme të kemi një staf të trajnuar në dhënien e Ndihmës së Parë:

Të kesh staf të trajnuar për ndihmën e parë është thelbësore për sigurinë dhe mirëqenien e individëve në mjedise të ndryshme institucionale. Duke pasur staf të trajnuar për Ndihmën e Parë, institucionet mund të krijojnë një kulturë sigurie dhe gatishmërie që promovon një mjedis të shëndetshëm dhe produktiv dhe një kulturë sigurie dhe gatishmërie për të gjithë situatat emergjente që mund të ndodhin. Në vendet e punës, stafi i trajnuar mund të ndihmojë në uljen e numrit të lëndimeve dhe reagimin ndaj sulmeve të sëmundjeve në vendin e punës, të rrisë produktivitetin e punonjësve dhe të promovojë një mjedis të sigurt pune.

  • Praktikat më të mira për Dhënien e Ndihmës së Parë.

Për të siguruar dhënien efektive të Ndihmës së Parë, institucionet duhet të zbatojnë praktikat më të mira. Këto përfshijnë zbatimin e ligjit për sigurinë dhe shëndetin në punë i cili cakton të paktën një punëmarrës të trajnuar, i cili mund të japë ndihmën e shpejtë shih (LIGJ Nr. 10 237, datë 18.2.2010,Neni nr.8), ofrimin e trajnimit për punonjësit, mësuesit, studentët dhe individët e tjerë në ndihmën e parë bazike dhe të avancuar. Institucionet gjithashtu duhet të kenë një kuti të ndihmës së parë të disponueshme dhe të mbushur me mjete dhe paisjet e nevojshme. Në ambientet e jashtme, individët duhet të mbajnë me vete një çantë të ndihmës së parë dhe të marrin trajnim në specifikat e dhënies së ndihmës së parë në ambientet e hapura dhe kryesisht në lëndimet që mund të ndodhin gjatë aktivitetit të përditshëm që ata zhvillojnë. Institucionet gjithashtu duhet të kenë një sistem në vend për thirrjen e shpejtë të ndihmës mjekësore profesionale në rast emergjencash.

Më poshtë do të gjeni programin e trajnimeve për ambientet e jashtme dhe të brëndshme.

PLAN MËSIMOR PËR TRAJNIMET E NDIHMËS SË PARË PËR AMBIENTET E BRËNDSHME

Dita 1, Moduli 1:

Unit – Name

1 Unit= 50’ 1/5=10’

Unit

Duration

Objektivat e sesioneve

Hyrje në Parimet Bazë të Ndihmës së Parë. Siguria/Situata/ Përshtypje e përgjithshme 4/5 40 min Kursanti duhet të jetë në gjendje të identifikojë se ku, kur dhe pse të ofrojë ndihmën e parë. Çfarë duhet bërë apo jo. Duhet të jetë në gjendje të identifikojë çdo rrezik ose kërcënim në vendngjarje. Duhet të dijë se çfarë janë PPE dhe si ti përdorë për situatën përkatëse. Ata duhet të kenë një përshtypje të përgjithshme të situatës, çfarë ka ndodhur, çfarë kërkohet dhe të krijojnë një plan për të veprimet që duhen ndërmarrë.
Mbështetja bazë për jetën

Kontrolli i nivelit të vetëdijes

Hapja e rrugëve të frymëmarrjes

Pozicioni anësor i qëndrueshëm

5/5 50 min Kursanti duhet të jetë në gjendje të kontrollojë për nivelin e vetëdijes. Kursanti duhet të jetë në gjendje të kuptojë nëse kemi të bëjmë me rrugë frymëmarrje të bllokuar dhe të sigurohet që ajo të qëndrojë e hapur.

Kursanti duhet të jetë në gjendje të ofrojë teknikat e mëposhtme:

– Ngritja e mjekrës

– Shtytja e nofullës

– Pozicioni anësor i qëndrueshëm

CPR dhe AED për të rriturit, fëmijët dhe foshnjat 5/5 50 min Kursanti duhet të jetë në gjendje të vendosë se kur të fillojë CPR. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm për arsyet, rreziqet dhe shenjat që mund të paraqesë një individ që ka nevojë për CPR. Kursanti duhet të jetë në gjendje të bëjë dallimin midis frymëmarrjes normale dhe jonormale.

Ata duhet të mësojnë se si të kryejnë siç duhet CPR dhe AED për mosha të ndryshme.

Mbytja 4/5 40 min Kursanti duhet të jetë në gjendje të identifikojë shkaqet, shenjat dhe rreziqet. Kursanti duhet të jetë në gjendje të demonstrojë teknikat e mëposhtme:

– Shtypje abdominale

– Goditje në shpinë

Kursanti duhet të përshtatë teknikën për të rriturit, fëmijët dhe foshnjat.

Prerje të vogla dhe gjakderdhje të mesme 3/5 30 min Identifikoni PPE-të e përshtatshme kur keni të bëni me gjakderdhje. Identifikoni plagët e vogla dhe të mesme me humbje gjaku.

Të jetë në gjendje të kryejë një teknikë për të ndaluar gjakderdhjen.

Të jetë në gjendje të njohë rreziqet e këtyre lloj gjakderdhjesh.

Total 21/5

4.2 Units

210 min

(excl. breaks)

 

 

Dita 2, Moduli 1:

Gjakderdhjet e rënda 2/5 20 min Të identifikojë PPE-t e përshtatshme kur kemi të bëjmë me gjakderdhje. Identifikoni plagë të ndryshme me humbje gjaku.

Të jetë në gjendje të kryejë një teknikë për të ndaluar gjakderdhjen.

Të jetë në gjendje të njohë rreziqet e gjakderdhjes së rëndë duke përfshirë gjendjen e shokut.

Dëmtimet e kockave, muskujve ose kyçeve

 

Lëndimet e kokës, qafës dhe shtyllës kurrizore

4/5 40 min Kursanti duhet të jetë në gjendje të identifikojë shkaqet, shenjat dhe rreziqet. Kursanti duhet të jetë në gjendje të demonstrojë teknika imobilizimi për secilin rast.
Djegiet në ambiente të mbyllura 4/5 40 min Kursanti duhet të jetë në gjendje të identifikojë nivelet, shkaqet, shenjat dhe rreziqet e djegies. Kursanti duhet të jetë në gjendje të japë Ndihmën e Parë të nevojshme për të shmangur infeksionin, dehidratimin, për të lehtësuar dhimbjen dhe për të mbajtur një temperaturë të qëndrueshme.
Dhimbjet e kraharorit, Ataku kardiak, Goditjet në tru 3/5 30 min Kursanti duhet të jetë në gjendje të identifikojë shkaqet, shenjat dhe rreziqet. Kursanti duhet të jetë në gjendje të demonstrojë teknika të ndihmës së parë për çdo rast.
Krizat Epileptike, Diabeti 3/5 30 min Kursanti duhet të jetë në gjendje të identifikojë shkaqet, shenjat dhe rreziqet. Kursanti duhet të jetë në gjendje të demonstrojë teknika të ndihmës së parë për çdo rast.
Helmimet 4/5 40 min Kursanti duhet të jetë në gjendje të njohë një kafshim dhe ta kategorizojë atë si:

1. Kafshim i gjitarëve

2. Kafshimet / pickimet e insekteve

3. Gjallesë ujore

4. Kafshimi i gjarprit

 

Kryen teknikat e ndihmës së parë sipas shkakut dhe dëmtimit. Kursanti duhet të jetë në gjendje të njohë një pickim dhe ta kategorizojë atë si:

1. Kafshimi i gjitarëve

2. Kafshimet / pickimet e insekteve

3. Gjallesë ujore

4. Kafshimi i gjarprit

Të kryejë teknikat e ndihmës së parë sipas shkakut dhe dëmtimit

Konkluzionet e trajnimit 1/5 10 min Mbyllja zyrtare e trajnimit. Shpërndarja e certifikatave.
Total 21/5

4.2 Units

210 min

(excl. breaks)

 

PLAN MËSIMOR PËR TRAJNIMET E NDIHMËS SË PARË NË AMBIENTE TË HAPURA

Dita 1, Moduli 2:

Unit – Name 1 Unit= 50’ 1/5=10’ Kohëzgjatja Objektivat e sesioneve
Hyrje në Parimet Bazë të Ndihmës së Parë. Siguria/Situata/ Përshtypje e përgjithshme 3/5 30 min Kursanti duhet të jetë në gjendje të identifikojë se ku, kur dhe pse të ofrojë ndihmën e parë. Çfarë duhet bërë apo jo. Duhet të jetë në gjendje të identifikojë çdo rrezik ose kërcënim në vendngjarje. Duhet të dijë se çfarë janë PPE dhe si t’i përdorë për situatën përkatëse. Ata duhet të kenë një përshtypje të përgjithshme të situatës, çfarë ka ndodhur, çfarë kërkohet dhe të krijojnë një plan për të veprimet që duhen ndërmarrë.
Aksidentet rrugore dhe heqja e kaskës 5/5 50 min Kursanti duhet të jenë në gjendje të marrë masa sigurie në aksidente rrugore. Duhet të jetë në gjendje të vendosë në cilin rast ne mund të ofrojmë ndihmë gjatë një aksidenti me makinë.

Kursanti duhet të jetë i vetëdijshëm për dëmtimet që mund të ketë një person me kaskë dhe rastet kur duhet të heqë kaskën.

Mbështetja bazë për jetën

Kontrolli i nivelit të vetëdijes

Hapja e rrugëve të frymëmarrjes

Pozicioni anësor i qëndrueshëm

5/5 50 min Kursanti duhet të jetë në gjendje të kontrollojë për nivelin e vetëdijes. Kursanti duhet të jetë në gjendje të kuptojë nëse kemi të bëjmë me rrugë frymëmarrje të bllokuar dhe të sigurohet që ajo të qëndrojë e lirë.

Kursanti duhet të jetë në gjendje të demonstrojë teknikat e mëposhtme:

– Ngritja e mjekrës

– Shtytja e nofullës

– Pozicioni anësor i qëndrueshëm

CPR dhe AED për të rriturit, fëmijët dhe foshnjat 4/5 40 min Kursanti duhet të jetë në gjendje të vendosë se kur të fillojë CPR. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm për arsyet, rreziqet dhe shenjat që mund të paraqesë një individ që ka nevojë për CPR. Kursanti duhet të jetë në gjendje të bëjë dallimin midis frymëmarrjes normale dhe jonormale.
Mbytja 4/5 40 min Kursanti duhet të jetë në gjendje të identifikojë shkaqet, shenjat dhe rreziqet. Kursanti duhet të jetë në gjendje të demonstrojë teknikat e mëposhtme:

– Shtypje abdominale

– Goditje në shpinë

Kursanti duhet të përshtatë teknikën për të rriturit, fëmijët dhe foshnjat.

Total 21/5

4.2 Units

210 min

(excl. breaks)

 

 

Dita 2, Moduli 2:

Gjakderdhjet 4/5 40 min Të identifikojë PPE-t e përshtatshme kur kemi të bëjmë me gjakderdhje. Identifikoni plagë të ndryshme me humbje gjaku.

Të jetë në gjendje të kryejë një teknikë për të ndaluar gjakderdhjen.

Të jetë në gjendje të njohë rreziqet e gjakderdhjes së rëndë duke përfshirë gjendjen e shokut.

Dëmtimet e kockave, muskujve ose kyçeve

Lëndimet e kokës, qafës dhe shtyllës kurrizore

3/5 30 min Kursanti duhet të jetë në gjendje të identifikojë shkaqet, shenjat dhe rreziqet. Kursanti duhet të jetë në gjendje të demonstrojë teknika imobilizimi për secilin rast.

 

Djegjet 4/5 40 min Kursanti duhet të jetë në gjendje të identifikojë nivelet, shkaqet, shenjat dhe rreziqet e djegies. Kursanti duhet të jetë në gjendje të sigurojë Ndihmën e Parë të nevojshme për të shmangur infeksionin, dehidratimin, për të lehtësuar dhimbjen dhe për të mbajtur një temperaturë të qëndrueshme.
Dhimbjet e kraharorit, Ataku kardiak, Goditjet në tru 3/5 30 min Kursanti duhet të jetë në gjendje të identifikojë shkaqet, shenjat dhe rreziqet. Kursanti duhet të jetë në gjendje të demonstrojë teknika të ndihmës së parë për çdo rast.
Krizat Epileptike, Diabeti 3/5 30 min Kursanti duhet të jetë në gjendje të identifikojë shkaqet, shenjat dhe rreziqet. Kursanti duhet të jetë në gjendje të demonstrojë teknika të ndihmës së parë për çdo rast.
Kafshimet dhe Helmimet 3/5 30 min Kursanti duhet të jetë në gjendje të njohë një kafshim apo pickim dhe ta kategorizojë atë si:

1. Kafshimi i gjitarëve

2. Kafshimet / pickimet e insekteve

3. Gjallesë ujore

4. Kafshimi i gjarprit

 

Kryen teknikat e ndihmës së parë sipas shkakut dhe dëmtimit Nxënësi duhet të jetë në gjendje të njohë një pickim dhe ta kategorizojë atë si:

1. Kafshimi i gjitarëve

2. Kafshimet / pickimet e insekteve

3. Gjallesë ujore

4. Kafshimi i gjarprit

 

Kryeni teknikat e ndihmës së parë sipas shkakut dhe dëmtimit

Emergjencat Mjedisore 3/5 30 min Kursanti duhet të jetë në gjendje të njohë një emergjencë mjedisore të shkaktuar nga:

1. Ekspozimi ndaj të ftohtit:

– Hipotermia

– Ngrirja

2. Ekspozimi ndaj nxehtësisë:

– Dehidratim

– Hipertermia

– Ethe

– Goditja nga nxehtësia

3. Ekspozimi kimik

Kryeni teknikat e ndihmës së parë sipas vendit dhe dëmtimit

Konkluzionet e trajnimit 1/5 10 min Mbyllja zyrtare e trajnimit. Shpërndarja e certifikatave.
Total 15/5

6 Units

210 min

(excl. breaks)

 

 

Në varësi të llojit të kompanisë apo institucionit, ata mund të zgjedhin një nga kategoritë e shënuara lidhur me Urgjencat Mjekësore.

 

 

 

Ndajeni me miqte tuaj: