Dy janë qëllimet e kësaj vizite: pikësëpari të takohet me drejtuesit e shoqatës dhe vullnetarët për të parë nga afër arritjet e Kryqit të Kuq Shqiptar, si një shoqatë e re në zhvillim në Lëvizjen ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe që ka ditur t’i përgjigjet në kohë, nevojave humanitare në vend, dhe të informojë autoritetet vendore për zhvillimet e pritshme të Konferencës së 32 ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe që do të zhvillohet në fund të këtij viti.
Konferenca ndërkombëtare e KK dhe GjK është një ngjarje e rëndësishme, jo vetëm për Lëvizjen ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, por dhe për zhvillimet e aksionit humanitar ndërkombëtar. Konferenca është një forum global unik që mbledh së bashku Palët nënshkruese të Konventave të Gjenevës (Shtetet), 189 shoqata kombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, Komitetin ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Federatën ndërkombëtare të KK dhe të GjK. Kjo pjesëmarrje është tejet e veçantë sepse bashkon në një nivel të tillë të lartë, Shtetet dhe shoqërinë civile.
Ajo çfarë është ndryshe në këtë Konferencë nga forumet e tjera globale, është fakti se shumë më tepër se çdo faktor tjetër, ajo ka aftësinë të prodhojë rezultate dhe qëndrime për veprim që u përgjigjet kërkesave humanitare në kohë reale. Kjo duket qartë p.sh. në iniciativat e Shteteve dhe aktorë të tjerë realizojnë për të përmirësuar një qasje sa më të sigurt dhe të barabartë për sa i takon përkujdesit shëndetësore (referuar Projektit “Përkujdesja Shëndetësore në kushte rreziku” e deklaruar nga Konferenca e 31 ndërkombëtare); në një numër ligjesh të miratuara që lehtësojnë përgjigjen ndërkombëtare në raste katastrofash të mëdha (referuar “Udhëzuesit mbi të Drejtën ndërkombëtare të ndihmës në raste katastrofash”, miratuar nga Konferenca 30 ndërkombëtare).
Vitit 2015 është koha e duhur për t’i rikthyer rëndësinë dhe vlerën unike këtij forumi. Ambiciet tona për këtë konferencë, të orientuara në ngjarjet humanitare në nivel global, në nevojat në rritje dhe në një mjedis gjithnjë e më kompleks, në veprimtaritë humanitare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe në mbështetjen e viktimave, janë më të rëndësishme se kurrë. Objektivi kryesor i Konferencës 2015, është të tregojë forcën dhe unitetin e Lëvizjes, pozicionin tonë të veçantë në komunitetin humanitar, dhe vlerën e marrëdhënieve tona të veçanta me qeveritë.
Kryqi i Kuq Shqiptar