Mbështetja Psikosociale është një pjesë integrale e përgjigjes humanitare që Kryqi Kuq Shqiptar është duke ofruar, jo vetëm në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti, por dhe për shumë individë të tjerë në nevojë!
Mbështetja Psikosociale ndihmon individët dhe komunitetet të shërojnë plagët psikologjike dhe të rindërtojnë strukturat sociale pas një emergjence ose një ngjarje kritike.
Edhe pse në një situatë të pazakontë, pas një trajnimi 4 ditor Kryqi i Kuq Shqiptar ka përgatitur 16 Trajnerët e parë të Mbështetjes Psikosociale në situata emergjente.
Tashmë, këta trajnerë do të rrisin më tej kapacitetet tona njerëzore duke trajnuar vulletarë të rinj të Kryqit të Kuq Shqiptar në mënyrë që mbështetja psikosociale që ofrojmë të jetë kudo, kurdo dhe për këdo që ka nevojë! #KryqiKuqShqiptar #IFRC #EUAidP