Për emigrantët e shekullit të 21: gjërat më të domosdoshme janë ushqimi, strehimi dhe smartfoni

Dhjetra mijëra emigrant që kanë përmbytur Ballkanin Perëndimorë në javët e fundit kanë nevojë për ushqime, ujë, strehim, ashtu si dhe me miliona të tjerë të zhvendosur nga lufta në mbarë botën. Por ka dhe një gjë tjetër që kërkojnë tu sigurohet, dhe pa të cilën ata nuk mund të jetojnë. Një pikë ku ata mund të karikojnë bateritë e smartfonëve që kanë me vete.

“Sa herë që shkoj në një vend tjetër, blej një SIM card, aktivizoj internetin dhe shkarkojë hartën për të marrë vesh se ku jam.”, thotë ” Osama Aljasem, 32 vjeç, një ish mësues muzike nga Deir al-Zour, Syri.

Emigrantet - smartfonet 1“Kurrë nuk do të kisha mbërritur në destinacionin që kërkoj, pa smartfonin tim,” dhe shton. “Ndjehem keq, i stresuar kur fillon e më bie bateria e telefonit.”

Teknologjia e ka transformuar versionin e krisës së refugjatëve të shekullit të 21, të paktën duke e bërë atë më të lehtë për miliona njerëz në lëvizje.

Ajo ka rritur numrin e tyre, duke i bërë më të suksesshme lëvizjet – siç është rasti në Ballkan, ku sipas Kombeve të Bashkuara, janë rreth 3.000 njerëz në ditë që kalojnë kufirin nga Greqia për në Maqedoni.

Emigrantet - smartfonet 2Në këtë emigrim modern, harta nëpërmjet smartphonëve, aplikacionet për pozicionimin global, mediat sociale dhe komunikimi nëpërmjet “WhatsApp”, janë kthyer në mjete të domosdoshme.

Emigrantët varet nga to për të pasur informacionet më të reja në kohë reale në lidhje me rrugët, ndalimet e policisë, lëvizjet e rojeve kufitare dhe transporti, e po kështu për  vendet ku mund të qëndrojnë dhe çmimet, gjithnjë duke ruajtur kontaktet me familjet dhe miqtë.

Emigrantet - smartfonet 3Gjëja e parë që bëjnë shumë prej tyre pasi kanë kaluar pjesën detare në mes Turqisë dhe Greqisë është aktivizimi i smartofonëve dhe dërgimi i një mesazhi të dashurve të tyre. ….

Marrë me shkurtime nga KNKK

Ndajeni me miqte tuaj: