Në janar të vitit 2016, KKSH nisi Projekti “Parandalimi i dëmtimeve nga substanca që krijojnë varësi”. Projekti synon që deri në fund të vitit të bëj përfitues të tij rreth 10 mijë nxënës të shkollave të mesme në 12 qendër qarqet, që korrespondojnë me 12 degët e mëdha të Kryqit të Kuq. Ai ka për qëllim, edukimin e të rinjve për mos përdorimin e substancave që krijojnë varësi të tilla si Droga, Alkooli dhe Duhani.
- Rritja e nivelit të informacionit të të rinjve të shkollave të mesme mbi problemet që lindin nga përdorimi i substancave abuzive (drogat, duhani, alkooli); ndryshimi i sjelljes dhe qëndrimit të adoleshenteve ndaj këtyre substancave; rritja e kapaciteve vepruese të Kryqit të Kuq Shqiptar për parandalimin e dëmtimeve nga substancat që krijojnë varësi. Janë disa nga objektivat e tij
Të rinjtë për të rinjtë (Peer-education), është thelbi i metodologjisë peer-education, që prej vitesh përdor KKSHr për tema të tilla si parandalimi i HIV/AIDS dhe së fundmi edhe për parandalimin e përdorimit të substancave që krijojnë varësi dhe rrënojnë individin fizikisht, mendërisht, moralisht, profesionalisht, ekonomikisht etj, si Droga, Duhani, Alkooli.
Këtij qëllimi i shërben dhe ky libërth, i botuar rishtas nga KKSH në shërbim të projektit dhe të rinjve vullnetarë të angazhuar në këtë projekt. I lehtë në përdorim dhe me mesazhe të qarta, ai është pjesë e rëndësishme të materialeve që shoqërojnë bisedat, takimet dhe veprimtaritë e këtij projekti.
P.S. Të interesuarit mund ta konsultojnë në variantin PDF këtu më poshtë: