Mijëra emigrant mbërrijnë çdo ditë në Slloveni, vendi më i vogël ndër vendet në “rrugën transit në Ballkan” nga Greqia. Ndërkohë që vihen në radhë për t’u regjistruar dhe për të marrë ndihmë, shumë prej tyre janë të pasigurt për atë se çfarë i pret.
Ankthi, pasiguria dhe lodhja lënë gjurmë te shumë prej atyre që kanë udhëtuar nga Siria, Iraku apo Afganistani.
©Thomas Dworzak/Magnum për KNKK
Këtu në Slloveni, ashtu si në shumë vende përgjatë rrugëve të emigrimit, KNKK dhe Kryqi i Kuq vendas ndihmojnë emigrantët të vihen në kontakt me familjet e tyre, nëpërmjet internetit apo telefonave celularë. Rruga për më tej mund të jetë e paqartë, por të paktën ata kanë mundësinë të sigurojnë të dashurit e tyre se janë të sigurt dhe të dëgjojnë për çfarë mund të ketë ndodhur në shtëpitë e tyre.
©Thomas Dëorzak/Magnum për KNKK
Mbërritja dhe kalimi nga një tren apo autobus në tjetrin është një pikë kritike përgjatë udhëtimit, pikë në të cilën emigrantët janë më shumë në rrezik që të gjenden të ndarë nga familjet e tyre.
Stafi dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq luajnë një rol kyç të sigurohen se grup familjet janë të gjithë që bashku, duke bashkëpunuar me policinë
©Thomas Dëorzak/Magnum për KNKK
Vullnetarët dhe stafi i Kryqit të Kuq slloven dhe stafi i KNKK-ja punojnë si një ekip në menaxhimin e stacionin e Dobovas dhe kampin e pritjes që gjendet aty pranë.
“ Sapo grupi të mbërrini, ju (vullnetarët) duhet që të merrni kontakt me ta. Ju duhet të njiheni sa më shpejt me çdo problem që ata mund të kenë, dhe të mendoni dhe të vendosni sesi t’i zgjidhni ato sa më shpejt që të jetë e mundur. Ju nuk mund të qëndroni ulur në pritje në një nga kontejnerët në qendër dhe të prisni, ju duhet të jini aktiv dhe në alarm për çdo njërin prej tyre që ka nevojë për ndihmën tuaj. “ thotë delegati i KNKK, Nieves
©Thomas Dëorzak/Magnum për KNKK
Ndërkohë që policia sllovene, lufton çdo çast që vendos rregull në valën konstante të të mbërriturve, të japësh ndihmesën humanitare më se të nevojshme, si për shembull veshje, kthehet në një problem me kohën. Vullnetarët dhe stafi i Kryqit të Kuq duhet që bisedojnë me autoritet për të mundësuar shoqërimin e të sëmurëve për te mjeku.
©Thomas Dëorzak/Magnum për KNKK
“Nuk janë vetëm gratë dhe fëmijët ata që mund të kenë veçanërisht nevojë, por dhe vajzat, në pjesën më të madhe të tyre minorene, që vijnë nga vende të tilla si Afganistani apo Pakistani dhe që udhëtojnë në grup me burrat. Pikërisht ky grup është më i mundur për t’u ndarë nga grupi i tyre, që është praktikisht mbrojtësi i vetëm përgjatë rrugëtimit, sepse grupi nuk është se gëzon konsiderata të ndryshme nga ato që i jepen familjeve.
©Thomas Dworzak/Magnum për KNKK
Çdo ditë mbërrijnë në stacionin e Dobovas, pesë apo gjashtë trena plot me emigrantë që udhëtojnë për në Austri. Numri i tyre tanimë është rritur dy dhe tri herë. Por autoritetet sllovene thonë se janë me mijëra ata që mbërrijnë çdo ditë, numri i përgjithshëm i të cilëve ka shkuar më shumë se 300 000 të mbërritur që nga mesi i tetorit. E pikërisht për këtë Sllovenia është kthyer në një pozicion kyç në rrugën emigratore për në Europën Perëndimorë që kur Hungaria ka mbyllur kufijtë me Kroacinë.
Në linkun #PushedToTheLimits (Të detyruar deri në limitet e fundit) ju mund të shikoni vështirësitë që detyrojnë njerëzit të lënë shtëpitë e tyre dhe të rrezikojnë përgjatë rrugëve emigratore.