Një javë e ngarkuar me veprimtari humanitare. Nga veprimtaritë e Degës së KK Berat –

 

janë të shumta veprimtaritë e Degës së KK Berat në këtë fillim të muajit prill. Një rëndësi e veçantë i kushtohet veprimtarive në fushën e ndihmës së parë. Një veprimtari e tillë ishte ajo e organizuar në shkollën “Ajet Xhindole” me qëllim promovimin e rëndësisë por pse jo dhe njohjen  e teknikave të dhënies së ndihmës së parë në momentin dhe mënyrën e duhur.

 

Një tjetër fushë e veprimtarisë së degës është ajo e promocionit të dhurimit vullnetar të gjakut. Pikërisht falë këtij promocioni u arrit të organizohej një seancë dhurimi vullnetar gjaku me punonjës të Firmës “Salillari” dhe mësues të Shkollës së Mbreshtanit, për fëmijët talasemikë.

 

E ndërkohë që vazhdojnë përgatitjet për Konkursin e Ndihmës së Parë në nivel dege, ku shihet një angazhim serioz i vullnetarëve dhe instruktorëve të ndihmës së parë, në Qendrën Sociale të degës po bëhet një punë e mirë në mbështetje të moshës së tretë ku mjeku e punonjësja sociale e qendrës, janë gjithmonë në mbështetje të tyre për të biseduar për probleme të shëndetit dhe për tema sociale e probleme të zakonshme të jetës së përditshme.

Ndajeni me miqte tuaj: