Në veprimtaritë e shumta të Degës së KK Kuçovë të zhvilluar ditët e fundit bien sy në realizimi nga vullnetarët e degës të Konkursit të Ndihmës së Parë në nivel dege. Ky konkurs është përfundimi me sukses i një pune të gjatë nisur muaj përpara me trajnimin e skuadrave të të rinjëve pjesëmarrës.
Ndërkohë vullnetarët e degës janë angazhuar në realizimin e veprimtarive sensibilizuese me të rinjtë e Shkollës së Mesme Perondi për t’i thënë “Jo” Drogës, Duhanit, Alkoolit, apo në angazhimin e tyre për të ftuar komunitetin e qytetit të Kuçovës për t’u bërë pjesë e veprimtarive me karakter higjienizues për pastrimin e mjedisit.
Kujdes është treguar nga vullnetarët për veprimtaritë me moshën e tretë, jo vetëm për të kaluar së bashku momente të gëzuara por dhe për të realizuar vizita të ndryshme shëndetësore sepse ata kanë nevojë më shumë se kurrë për përkujdesje, përkrahje, vëmendje.