Gjenevë, 17 nëntor 2020 – Përpjekjet globale për të trajtuar ndryshimin e klimës aktualisht nuk po arrijnë të mbrojnë njerëzit që janë më të rrezikuar, kjo sipas analizës më të fundit të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK&GjK).
Raporti Botëror i FNKK&GjK për Katastrofat 2020: Rritje e temperaturave ose Nivele uji më të larta, tregon se vendet më të prekura nga katastrofat si pasojë e ndryshimeve klimatike marrin vetëm një pjesë të fondeve që janë në dispozicion për përshtatjen me ndryshimin e klimës duke luftuar kështu për të mbrojtur njerëzit nga efektet rënduese të ndryshimit të klimës.
Sekretari i Përgjithshëm i IFRC-së Jagan Chapagain tha:
“Përgjegjësia jonë e parë është të mbrojmë komunitetet që janë më të ekspozuara dhe më të prekshme nga rreziqet klimatike.
“Sidoqoftë, hulumtimi ynë tregon se bota po dështon të realizojë këtë. Ekziston një shkëputje e qartë midis asaj se ku është rreziku i klimës është më i madh dhe asaj se ku shkojnë fondet për përshtatjen me klimën. Kjo shkëputje mund të kushtojë shumë jetë njerëzish.”
Dështimi për të mbrojtur njerëzit më të prekshëm ndaj ndryshimeve klimatike është veçanërisht alarmant duke pasur parasysh rritjen e vazhdueshme të numrit të katastrofave që kanë lidhje me ndryshimet klimatike dhe kohën. Sipas Raportit Botëror të Katastrofave, numri mesatar I kaatstrofave që lidhen me ndryshime klimatike dhe ndryshimet e motit nga viti 1990 është rritur pothuajse 35 përqind. Në dhjetëvjearin e shkuar, 83 përqind e të gjitha fatkeqësive u shkaktuan nga moti ekstrem dhe fenomene të lidhura me klimën si përmbytje, stuhi dhe vala e të nxehtit. Së bashku, këto katastrofa kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 410,000 personave, ndërkohë që prekën 1,7 miliardë njerëz, një shifër kjo marramendëse.
Raporti Botëror i Fatkeqësive argumenton gjithashtu që paketat masive stimuluese që janë duke u zhvilluar në të gjithë botën në përgjigje të pandemisë COVID-19 janë një mundësi për të adresuar dhe zvogëluar cenueshmërinë e klimës. Një përmirësim ky që mbron njerëzit dhe planetin dhe jo vetëm që do të ndihmonte në uljen e rreziqeve të sotme, por do t’i bënte komunitetet më të sigurta dhe më rezistente ndaj katastrofave të ardhshme.
Një financim i zgjuar – me fokus në paralajmërimin paraprak të ngjarjeve dhe në veprimet parashikuese për të zvogëluar rreziqet dhe për të parandaluar katastrofat para se ato të ndodhin – dhe marrja e masave për të zvogëluar rreziqet do të luanin, të dyja këto do të luanin një rol kryesor në mbrojtjen e komuniteteve më të ekspozuara.
Z. Chapagain tha: “Puna për përshtatjen me ndryshimet klimatike nuk mund të vendoset në vend të dytë ndërkohë që bota është e preokupuar me pandeminë: të dy krizat duhet të trajtohen së bashku. “Këto katastrofa janë tashmë në pragun e derës në çdo vend në botë. Ne duhet të rritim në mënyrë të konsiderueshme investimet në veprime të zgjuara për klimën që të forcojnë zvogëlimin dhe gatishmërinë ndaj rreziqeve, së bashku me hartimin e ligjeve dhe politikave të zgjuara për klimën. “Me sfida si këto, solidariteti ndërkombëtar nuk është vetëm një përgjegjësi morale, por edhe gjëja e mençur për të bërë. Investimi në qëndrueshmëri në vendet më të rrezikuara është më me kosto efektive sesa të pranosh rritje të vazhdueshme të kostos së reagimit humanitar duke kontribuar kështu në një botë më të sigurt, më të begatë dhe të qëndrueshme për të gjithë. ”
Raportin Botëror të Fatkeqësive 2020: Rritje e temperaturave ose Nivele uji më të larta, ju mund ta shkarkoni në https://media.ifrc.org/ifrc/ëorld-disaster-report-2020
Rrethe FNKK&GjK:
FNKK&GjK është rrjeti më i gjerë humanitar në botë, ku bëjnë pjesë 192 Shoqata Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, që punojnë për të shpëtuar dhe për të promovuar dinitet në mbarë botën.