Nderim punës dhe veprës së njerëzve më të përkushtuar në fushën humanitare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe

 

Në ditën e fundit të Mbledhjeve Statutore vëmendje ju kushtua nderimit të punës dhe veprës së njerëzve më të përkushtuar në fushën humanitare të Kryqit të Kuq siç ishin:
– Nderimi me Medaljen “Henry Dunant”;
– Nderimi me Medaljen “Henry Davison”;
– Nderimi me Medalejn “Rinia në veprim”;
– Nderimi me Medaljen “Për vullnetarizimin dhe zhvillimin”;
– Nderimi me Medaljen “Florence Nightingale”.

Shoqatat Kombëtare mirëpritën dokumente të rëndësishme në fusha të ndryshme të veprimit të saj siç ishin: Një strategji të re për emigrimin; Një kartë të re të vullnetarit në mbrojtjen të gjakut të Lëvizjes; iniciativën për një veprim konkret për një balancë gjinore. Së bashku përfaqësuesit e Shoqatave kombëtare ndanë eksperiencën e tyre më të mirë në fushën humanitare.

Kujtojmë se ngjarja më e rëndësishme e kësaj Asambleja ishte zgjedhja e organeve drejtuese të Federatës ndërkombëtare të KK dhe të GjK dhe të Presidentit, z. Francesco Rocca.

Ndajeni me miqte tuaj: