Duket sikur në fytyrat e atyre burrave, grave dhe fëmijëve që ecin në këmbë aty pranë rreshtit të gjatë të vullnetarëve të Kryqit të Kuq, gjen vend buzëqeshje, kur marrin në duar e tyre një pako ushqimore. Çdonjëri merr një pako, edhe fëmijët që ecin përpara prindërve të tyre.
Ky është Slavonski Brod, kampi i ri në Kroaci, dhe i vetmja pikë ku njerëzit që udhëtojnë përgjatë vendit, të mund të ndalen. Ata kanë ardhur këtu nga Serbia, dhe prej këtu ata dërgohen drejtpërdrejt në kufij me Slloveninë. Kur mbërrijnë, familjet apo dhe individët regjistrohen nga autoritete, dhe nëse kanë nevojë, atyre u ofrohet shërbimi i kërkimit për të mundësuar lidhjet familjare të humbura. Në këto pika funksionon dhe mbështetja psikologjike për ata që kanë nevojë.
Grupi i porsa mbërritur vazhdon pas kësaj për në kamp, ku ka tenda, banjo, dush dhe dhoma të ngrohta të veçanta për ata që janë prekur nga koha e ftohtë. Këtu ata emigrantët, mund të qëndrojnë vetëm se pak orë përpara se të marrin trenin e përcaktuar për ta për në Slloveni.
Vullnetarë nga Kryqi i Kuq Kroat, i ndihmojnë ata në mënyra të ndryshme. Neven Pesut, 20 vjec, ka një kapele dhe një bluze blu nën uniformën e Kryqit të Kuq. Ai është i kudondodhur në kamp.
Një burrë e pyet: – A ka ujë këtu? – Ja ka aty, ju mund të pini direkt nga rubineti” i përgjigjet ai duke e drejtuar në një kontejner që ndodhet aty pranë, ndërkohë që shpërndahen dhe shishe me ujë.
Çdo ditë, janë më shumë se 300 vullnetarë dhe staf nga Kryqi i kuq Kroat, të përfshirë në përgjigjen humanitare që jepet në këtë kamp, ku janë vendosur 5 000 persona. Ndërkohë që është shoqata që koordinon punën me organizatat e tjera në kamp.
Kryqi i Kuq na ka ndihmuar këtu, ashtu siç na ka ndihmuar në çdo vend nga Greqia në Kroaci, – thotë Abdul Qayom, 51 vjeç, nga Afganistani, duke veshur një xhaketë që ka marrë nga Kryqi i Kuq në Serbi.
Në një cep atje tej, Neven Pesut ndihmon një djalë të vogël që të veshë një bluzë tute. Në kamp shpërndahen veshje, këpucë. Ai thotë se më shumë kanë nevojë për këpucë sepse ato konsumohen më shpejtë nga ecja, por shpesh njerëzit vijnë zhveshur, prandaj kanë nevojë dhe për veshje.
“E kuptoj që është përgjegjësia ime morale për t’i ndihmuar. Ata janë njerëz. Për më tepër, familja ime ka qenë e detyruar të lëviz nga Kroacia në fillim të viteve 90, dhe unë e di mirë sesi ndihen ata. Kur arrij të ndihmojë një fëmijë dhe t’i kthej atij buzëqeshje, ajo është dita ime më e mirë.
Kur fillojnë të ngjiten në tren, sërish vullnetarët ndihmojnë me gjithçka që të mundin. Vjekoslav Matkovic, 30 vjeç, ndihmon një grua të hipi në tren duke i mbajtur fëmijën e vogël deri sa ajo të gjej vend. “E bëj me qejf këtë punë. Ka ditë që ndihmojë më shumë se dhjetë nëna për të hipur në tren. Jam i lumtur që mund t’i ndihmojë, sepse më duket sikur ndihmojë miqtë e mijë. Ata janë njerëz si unë, si ti. kur më shtrëngojnë dorën, pasi i kam ndihmuar të hipin në trend he më thonë “Faleminderit, ju jini miku ynë” sikur e gjithë bota është e imja!
– Shiko më shumë në: http://www.ifrc.org/en/neës-and-media/news-stories/europe-central-asia/croatia/hundreds-of-volunteers-assist-migrants-in-new-centre-in-croatia-69646/#sthash.dkrYxvKF.dpuf