Drejtuesit e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe mblidhen sot në Gjenevë, Zvicër, për të diskutuar të ardhmen e rrjetit më të madh humanitar në botë.
Takimet statutore të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe do të sjellin së bashku drejtuesit më të lartë të 190 Shoqatave Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, së bashku me Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK&GjK) dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kuq Kryqi (KNKK).
Takimet Statutore do të zhvillohen nga 4-12 Dhjetor dhe përbëjnë tre takime të veçanta:
- Asambleja e Përgjithshme e FNKK&GjK – organi më i lartë vendimmarrës i Federatës Ndërkombëtare me 190 anëtarë që do të zhvillohet nga 5 deri në 7 dhjetor.
- Këshilli i Delegatëve – organi në të cilin bën pjesë dhe KNKK dhe në të cilin do të diskutohen çështje që kanë të bëjnë me Lëvizjen Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në tërësi që do të zhvillohet në 8 dhjetor.
- Konferenca Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe – në të cilën krahas aktorëve të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe marrin pjesë dhe përfaqësuesit e shteteve që do të zhvillohet nga 9 deri në 12 dhjetor.
Po cila është axhenda e këtyre mbledhjeve të rëndësishme?
Kriza klimatike qëndron në krye të sfidave humanitare globale. Konferenca ndërkombëtare do të fokusohet në ndikimet humanitare të ndryshimeve klimatike, me qëllim tërheqjen e vëmendjes ndaj sfidave dhe mundësive kryesore, dhe identifikimin e sjelljes së duhur për të arritur në veprime të përbashkëta.
Rritja e besimi në veprimet humanitare
Besimi është themeli i veprimit humanitar. Qasja, mbështetja dhe respektim i misionit humanitar të Lëvizjes ndërkombëtare varet nga besimin i njerëzve dhe komuniteteve të cilave u shërbejmë, besimi i autoriteteve përgjegjëse dhe publikut të gjerë. Drejtuesit e Lëvizjes së Gjysmëhënës së Kuqe të Kuq do të diskutojnë besimin parë në këndvështrimin si më poshtë: angazhimi i komunitetit dhe përgjegjshmëria; integritet dhe pajtueshmëri dhe veprim bazuar në parimet humanitare.
Përshkallëzimi i shëndetit mendor dhe mbështetjes psikosociale në krizat humanitare
Kur traumat janë të padukshme, ato lehtë mund të anashkalohen ose të lihen mënjanë deprioritizohen. Megjithatë lufta dhe katastrofa kanë një ndikim shkatërrues në shëndetin mendor dhe mirëqenien psikosociale të miliona njerëzve.
Në Konferencë, Lëvizja do t’u bëjë thirrje të gjitha shteteve t’i japin përparësi shëndetit mendor dhe mbështetjes psikosociale në situata lufte dhe katastrofash, si një përbërës mjaft i rëndësishëm i ndihmës humanitare në momentin e parë të dhënies së saj dhe si pjesë integrale e sistemeve të reagimit të në raste emergjence si në nivel vendor ashtu dhe në atë ndërkombëtar.
Shpërthimet pandemike
Ekziston një probabilitet i lartë që bota të përjetojë një shpërthim të rëndë pandemik që mund të destabilizojë të gjitha shoqëritë. Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe do të diskutojë mënyrat për të përballuar pandemitë, siç janë zbulimi i hershëm, gatishmëria, mekanizmat fleksibël të financimit, etj.
Veprimi humanitar në epokën dixhitale
Si e mbajmë premtimin për njerëzit që i shërbejmë kur bëhet fjalë për menaxhimin e të dhënave dixhitale shumë të ndjeshme? Si përvetësojmë dhe ruajmë një qasje parimore në epokën dixhitale dhe si sigurohemi që “të mos bëjmë dëm dixhital”? Ndikimi i transformimit dixhital, si në aspektin e rritjes së mundshme të shkallës, ashtu edhe të fushës së veprimit humanitar dhe rreziqeve të lidhura, do të jetë i hapur për diskutim.
E drejta ndërkombëtare humanitare: përballja me sfidat e luftës moderne
A mundet ligjet e luftës në kohën e sotme, të përballen me sfidat e teknologjive të reja të luftës? A duhet ta lejojmë një makinë luftë të veprojë në mënyrë autonome për t’i dhënë fund një jete? Cështjet kryesore të shtruara në tavolinë përfshijnë dhe mënyrat sesi të përballemi me një luftë në rritje urbane dhe pasojat e saj te civilët, si të ndikojmë në sjelljen tonë me qëllim respektimin në rritje të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare (DHN) dhe si DHN mund të mbrojë civilët nga rreziqet e ndryshme me të cilat përballen në varësi të gjinisë, moshës dhe identitetit të tyre.