Mbështetje psikosociale për të moshuarit

#KryqiKuqShqiptar nëpërmjet Programit Social është duke ofruar Mbështetje Psikosociale për të moshuarit dhe personat me aftësi ndryshe nëpërmjet tre linja telefonike si më poshtë:
Kryqi Kuq Shkodër: 0694079500
Kryqi Kuq Durrës: 0694079501
Kryqi Kuq Vlorë: 0694079502

Të moshuarit dhe personat me aftësi ndryshe mund të telefonojnë çdo ditë për të folur dhe ndarë shqetësimet e tyre, për të marrë informacion mbi situatën dhe masat parandaluese ndaj Covid-19, apo mbi shërbimet sociale dhe ato më të specializuara.

Kjo mbështetje psikosociale ofrohet në kuadër të projektit “Forcimi i reziliencës te të moshuarit dhe personat me aftësi ndryshe në Ballkanin Perëndimor gjatë COVID-19 dhe katastrofave të ardhshme”, i cili bashkë-financohet nga Bashkimi Europian #EUAid dhe Agjensia e Zhvillimit Austriak #ADA me koordinimin e Kryqit të Kuq Serb #RedCrossOfSerbia
#EU #RegionalProject #WesternBalkan #COVID19Resilience

Ndajeni me miqte tuaj: