Lëvizja ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe përshëndet hyrjen në fuqi të Traktatit të ndalimit të armëve bërthamore

Komunikatë shtypi 22 janar 2021

Genevë/Nju Jork / (Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq& Federata ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe) – Lëvizja ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, rrjeti më i gjerë humanitar në botë – përshëndet hyrjen në fuqi, këtë 22 janar, të instrumentit të parë të të drejtës ndërkombëtare humanitare që përmban dispozitat që kanë si qëllim të korrigjojn pasojat humanitare katastrofike të përdorimit dhe të vënies në provë të armëve bërthamore.

Traktati për ndalimin e armëve bërthamore ndalon në mënyrë të qartë dhe kategorike përdorimin, kërcënimin për përdorim, zbatim, prodhim, kryerjen e provave dhe magazinimin e armëve të tilla. Ai detyron të gjitha shtetet nënshkruese të këtij traktati që në asnjë rast të mos ndihmojnë, inkurajojnë dhe nxisin apo të jepen pas veprimtarive të ndaluar në mënyrë eksplicite.

“Sot është një ditë fitoreje për njerëzimin. Ky traktat – rezultat i më shumë se 75 vjet përpjekje – pohon fuqimisht se armët bërthamore janë nga pikëpamja morale, njerëzore dhe tani edhe juridike, të papranueshme. Duke forcuar dispozitat ligjor që synojnë luftimin e armëve bërthamore dhe duke delegjitimuar më tej këto armë çnjerëzore, na lejon të besojmë në një botë përfundimisht të lirë nga kërcënimi bërthamor “, deklaroi Peter Maurer, President i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Drejtuesit e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe mirëpresin hyrjen në fuqi të Traktatit dhe përgëzojnë 51 shtetet [1] që tashmë janë palë në të. Duke iu bashkuar Traktatit, këta të fundit tregojnë qartë refuzimin e tyre për të konsideruar armët bërthamore si pjesë e pashmangshëm të strukturës së sigurisë ndërkombëtare dhe u bëjnë thirrje udhëheqësve të vendeve të tjera, veçanërisht shteteve që disponojnë armë bërthamore, që të hedhin një hap tjetër në në favor të eleminimit të armëve bërthamore në botë në përputhje prej kohësh me detyrimet ndërkombëtare, në veçanti ato që rrjedhin nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.

“Hyrja në fuqi e këtij instrumenti ligjor të së drejtës ndërkombëtare humanitare është një kujtesë në kohë se përkundër tensioneve aktuale globale, ne mund të mbrohemi nga rreziqet më të mëdha duke vepruar së bashku, në frymën e vërtetë të multilateralizmit. Është pikërisht kjo aftësi për të bashkuar përpjekjet tona dhe për të koordinuar veprimin tonë në mënyrë efektive që ne duhet të mobilizojmë përballë rreziqeve të tjera që kërcënojnë njerëzimin sot”, nënvizoi Francesco Rocca, Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe. Traktati detyron gjithashtu Shtetet Palë të sigurojnë ndihmë, përfshirë kujdesin mjekësor, rehabilitimin dhe mbështetjen psikologjike, për të gjitha viktimat brenda juridiksionit të tyre pa diskriminim, për të siguruar integrimin e tyre social dhe ekonomik, si dhe për të marrë masat e duhura për të rehabilituar zonat e ndotura nga përdorimi ose testimi i armëve bërthamore.

“Ky është një hap historik për një zbutje efektive të efekteve afatgjata të këtyre armëve të shkatërrimit në masë. Duke pasur parasysh provat e pakundërshtueshme të vuajtjeve dhe shkatërrimeve të mëdha të shkaktuara nga armët bërthamore dhe kërcënimit që ato paraqesin për mbijetesën e njerëzimit, argumentet e paraqitura për të justifikuar përdorimin e tyre ose ekzistencën e tyre, thjesht duken gjithnjë e më të paqëndrueshme. Është tejet e vështirë të mendohet që përdorimi i armëve të tilla një ditë mund të jenë në përputhje me ligjin humanitar ndërkombëtar,” vuri në dukje Maurer.
Traktati hyn në fuqi në sfondin e një krize globale shëndetësore që na jep një pamje të dhimbshme të asaj që ndodh kur sistemet e shëndetit publik mbingarkohen nga një fluks pacientësh. Nëse do të ndodhte një shpërthim bërthamor, do të ishte e pamundur të jepej një përgjigje shëndetësore në masën e nevojave të pamatshme që do të rezultonin. Asnjë sistem shëndetësor, qeveri ose organizatë humanitare nuk do të jetë në gjendje të plotësojë në mënyrë të menjëhershme të gjitha nevojat e ndihmës që do të shkaktonte një katastrofë e tillë.

Forcimi i rolit të armëve bërthamore në politikat e armatimit të shteteve që i kanë ato dhe përpjekjet e vazhdueshme për të modernizuar arsenalet bërthamore, dëshmojnë për një rritje shqetësuese të rrezikut të përdorimit të tyre. Kjo është arsyeja pse ne duhet të veprojmë urgjentisht për të neutralizuar kërcënimin bërthamor duke përjashtuar fillimisht përdorimin dhe testimin e armëve të tilla nga sfera e mundësive. Shtetet palë në Traktat, të cilat do të takohen për herë të parë gjatë vitit 2021, duhet të përqendrohen tani në sigurimin e zbatimit të tij rigoroz dhe të inkurajojnë Shtetet e tjera t’i përmbahen atij.

“Traktati e vë secilin prej nesh përballë një pyetjeje shumë të thjeshtë: A duam t’i japim fund armëve bërthamore apo jo? Ne jemi të vendosur, së bashku me Shoqatat Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, të intensifikojmë përpjekjet tona për të arritur një aderimin sa më të gjerë të Traktatit dhe promovuar vizionin e tij të sigurisë kolektive. Hyrja në fuqi e Traktatit për Ndalimin e Armëve Bërthamore është një fitore, por është vetëm fillimi; lufta për një botë pa armë bërthamose është larg fundit të saj.”, përfundoi z. Rocca.
________________________________________
[1] Afrique du Sud, Antigua-et-Barbuda, Autriche, Bangladesh, Belize, Bénin, Bolivie, Botsëana, Costa Rica, Cuba, Dominique, Équateur, El Salvador, Fidji, Gambie, Guyane, Honduras, Îles Cook, Irlande, Jamaïque, Kazakhstan, Kiribati, Laos, Lesotho, Malaisie, Maldives, Malte, Mexique, Namibie, Nauru, Nicaragua, Nigéria, Niue, Nouvelle-Zélande, Palaos, Palestine, Panama, Paraguay, Saint-Kitts-et-Nevis, Saint-Martin, Saint-Vincent-et-les-Grenadines, Sainte-Lucie, Samoa, Thaïlande, Trinité-et-Tobago, Tuvalu, Uruguay, Vanuatu, Vatican, Venezuela, Viet Nam.

Ndajeni me miqte tuaj: