Kryqi i Kuq&Gjysmëhëna e Kuqe: Sektori humanitar bashkon forcat për të trajtuar kërcënimin real që sjellin ndryshimet klimatike

Gjenevë, 22 qershor 2021 – Sektori humanitar ka një rol kryesor për të luajtur në adresimin e krizave të klimës dhe mjedisit që ndikojnë cdo ditë në jetën dhe jetesën e njerëzve në botë. Kjo do të thotë të ndjekësh diskutimet në drejtim të integrimit të qasjeve inteligjente në veprimin e tij ndaj klimës dhe gjithnjë e më shumë gjelbërim në operacionet e veta. Lëvizja e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe fton të gjitha organizatat humanitare të nënshkruajnë Kartën e Klimës dhe Mjedisit për Organizatat Humanitare, të miratuar tashmë nga 25 organizata që prej deklarimit të saj një muaj më parë.

Karta, e cila synon të nxisë një angazhim të fortë ndaj veprimit klimatik në të gjithë komunitetin humanitar, është hartuar për të gjitha organizatat humanitare – të mëdha dhe të vogla qofshin ato. Ajo është hartuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) dhe Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK&GjK), me mbështetjen e një komiteti këshillimor dhe në konsultim me sektorin humanitar. Ajo synon të drejtojë qasjen e sektorit humanitar ndaj rreziqeve në rritje që vijnë nga ndryshimi i klimës dhe të adresojë arritjet e kërkimeve të veta ndaj karbonit dhe mjedisit.

Ndryshimi i klimës është një kërcënim real për njerëzimin, dhe i gjithë sektori humanitar duhet ta marrë atë shumë seriozisht. Komunitetet e prekura nga klima në të gjithë botën e kuptojnë shkallën e kërcënimit, dhe po kështu edhe vullnetarët dhe personeli i Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe që punojnë përkrah tyre çdo ditë. Duhet bërë shumë më shumë për të zvogëluar rreziqet me të cilat përballen bashkësitë, për t’i ndihmuar ato të ndërtojnë qëndrueshmërinë e tyre dhe të përshtaten me goditjet klimatike dhe të sigurohen që organizatat humanitare të zvogëlojnë ndikimet e tyre në mjedis,” tha Z. Jagan Chapagain, Sekretari i Përgjithshëm i FNKK&GjK.

Krizat e sotme klimatike dhe mjedisore ndikojnë në të gjitha dimensionet e jetës sonë, nga shëndeti ynë fizik dhe mendor te ushqimi, uji dhe siguria ekonomike. Ndërsa krizat po prekin cdonjërin prej nesh, ato që goditen më shumë janë komunitetet më të varfra dhe më të margjinalizuara, kapaciteti i të cilave tashmë është në limitet e tyre, sa shpesh nuk arrijnë të kontribuojnë për problemin. Dhe situata sa vjen e përkeqësohet.

“Ne nuk kemi kohë për të humbur. Ne kemi përgjegjësinë që të bëhemi bashkë, si komunitet humanitar, për të forcuar ekspertizën tonë dhe për të zhvilluar reagime të menjëhershme ndaj krizave klimatike dhe mjedisore. Bashkimi i forcave është thelbësor nëse duam të zvogëlojmë ndikimet e tyre në njerëzit më të prekshëm,” tha Drejtori i Përgjithshëm i KNKK Robert Mardini.

Një transformim rrënjësor është urgjentisht më se i nevojshëm nëse duam që të parandalojmë vuajtjet dhe vdekjet e mëtejshme. Analiza nga FNKK&GjK [1] ka treguar se në vitin 2019. 97.6 milion njerëz u prekën nga katastrofat që lidhen me klimën dhe motin. Mbrojtja e jetës dhe të drejtave të gjeneratave të sotme dhe të atyre që do të vijnë varet nga veprimi politik për të ulur emetimet e gazit, për të ndaluar degradimin e mjedisit dhe për t’iu përshtatur rritjes së rreziqeve.

Kriza e klimës po ndikon në veprimin humanitar në të gjithë botën, dhe ne duhet urgjentisht të rritim përpjekjet tona kolektive për të adresuar këtë sfidë. Ne nënshkruam në Asamblenë e 18-të të Përgjithshme të KNAV (ICVA), si një rrjet i tërë Kartën e Klimës dhe Mjedisit për Organizatat Humanitare. KNAV inkurajon të gjithë të tjerët të nënshkruajnë dhe të zbatojnë së bashku pasi aftësia jonë për partneritet është aftësia jonë më strategjike,” tha Ignacio Packer, Drejtor Ekzekutiv, Këshilli Ndërkombëtar i Agjencive Vullnetare (ICVA).

Karta e Klimës dhe Mjedisit për Organizatat Humanitare është një dokument për dhe nga organizatat humanitare, që synon t’i ndihmojë ato të luajnë rolin e tyre dhe të nxjerrin në pah rëndësinë e tyre në përgjigjen ndaj klimës dhe krizave mjedisore.

Lëvizja e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe synon të mbledhë një numër të madh nënshkrimesh përpara Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP26) që do të zhvillohet në nëntor 2021, për të treguara kështu angazhimin e fortë të komunitetit humanitar për të përshkallëzuar përgjigjen ndaj krizave të klimës dhe mjedisit.
Këtu do të gjeni Kartën për nënshkrim here.

Shënim
Karta u krijua për komunitetin humanitar, nga komuniteti humanitar, me mbështetjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) dhe Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK&GjK), dhe një komiteti këshillues që bën bashkë ekspertë për klimën, ekspertë të fushës humanitare dhe atë të mjedisit. Ai orinetohet nga provat më të fundit shkencore dhe objektivat e Marrëveshjes së Parisit, Kornizës Sendai për Reduktimin e Rrezikut nga Katastrofat dhe Qëllimet për një Zhvillim të Qëndrueshëm, si dhe ligji dhe standardet e tjera përkatëse ndërkombëtare, përfshirë ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut, ligjin ndërkombëtar humanitar dhe ligjin për mjedisin.
Shtatë angazhimet e Kartës janë:
1. Të rrisim përgjigjen tonë ndaj nevojave në rritje humanitare dhe të mbështesim ata që janë më të rrezikuarit ndaj ndikimeve të klimës dhe krizave mjedisore (adaptimi, zvogëlimi i rrezikut të katastrofës dhe veprim parashikues)
2. Maksimizimi i qëndrueshmërisë mjedisore të punës sonë dhe zvogëlimi i shpejt i emetimeve të gazeve serë
3. Mbështetja e lidershipit të aktorëve dhe komuniteteve lokale: veprimi ynë do të drejtohet nga udhëheqja dhe përvoja e aktorëve dhe komuniteteve lokale.
4. Rritja e kapaciteteve tona për të kuptuar rreziqet klimatike dhe mjedisore dhe zhvillimin e zgjidhjeve të bazuara në prova
5. Të punojmë sëbashku dhe në bashkëpunim në të gjithë sektorin humanitar dhe më gjerë për të forcuar veprimet klimatike dhe mjedisore
6. Të përdorim ndikimin tonë për të mobilizuar një veprim sa më urgjent dhe ambicioze për klimën dhe mbrojtjen e mjedisit
7. Të zhvillojmë objektiva dhe njësi të majes së progresit ndërsa zbatojmë angazhimet tona.

KNKK dhe FNKK&GjK kanë miratuar synime konkrete dhe një udhërrëfyes për zbatimin e tyre. [1] FNKK&GjK Raporti Botëror i Fatkeqësive 2020: Ejani dhe do të gjeni Ujë më të nxehtë dhe në të lartë
Rreth FNKK&GjK
FNKK&GjK është rrjeti më i madh humanitar në botë, i përbërë nga 192 Shoqata Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe që punojnë për të shpëtuar jetë dhe për të promovuar dinjitetin në të gjithë botën. www.ifrc.org – Facebook – Twitter – YouTube

Rreth KNKK
Themeluar në 1863, KNKK vepron në të gjithë botën, duke ndihmuar njerëzit e prekur nga konflikti dhe dhuna e armatosur dhe promovuar ligjet që mbrojnë viktimat e luftës. Si një organizatë e pavarur dhe neutrale, mandati i saj buron kryesisht nga Konventat e Gjenevës të vitit 1949. www.icrc.org – Facebook – Twitter – YouTube

Ndajeni me miqte tuaj: