KRYQI I KUQ SHQIPTAR – PROJEKTI “TELEMJEKËSIA NËPËRMJET TELEFONISË CELULARE”

Projekti “Telemjekësia nëpëmjet telefonisë celulare”, lindi si iniciativa e parë për të lidhur Teknologjinë me Shërbimin Mjekësor Parësor. Vendet fqinjë si Greqia, që prej vitesh praktikojnë këtë projekt, ofruan eksperiencën e tyre 5 vjeçare, për herë të parë në bashkëpunim me Kompaninë Vodafone.

A realizohet telemjekësi në Shqipëri? Për herë të parë, Kryqi i Kuq Shqiptar (KKSH) pati privilegjin të ofronte shërbim mjekësor me anën e Teknologjisë në zonat më të thella të vendit, në sajë të bashkëpunimit me Fondacioni Vodafone Albania.

Cilat janë arritjet e zbatimit të këtij projekti?

Së pari, ofrojmë shërbim mjekësor në zonat më të largëta të vendit, atje ku shërbimi shëndetësor mungon, ose ka kufizime. Në 300 fshatrat e komunave më të thella të vendit kryhen ekzaminimet mjekësore si EKG, Spirometër, Oksimetër, matje tensioni arterial, glicemie, kolesteroli dhe trigliceride. Nëpërmjet pajisjeve mjekësore kontrollohen sëmundjet kardiake, respiratore, diabet mellitus dhe dyslipidemia.

Telemedicina 4Në fazën e parë të projektit u ekzaminuan rreth 3300 pacientë dhe 13 500 teste mjekësore. Kategoritë e ekzaminuar janë persona me aftësitë kufizuar 13%, mosha të treta 73% dhe të sëmurë kronikë 14 %.

Në përfundim të fazës së parë morëm këto rezultate: rreth 20% e pacientëve rezultuan normal, 38 % u referuan tek specialisti përndjekje dhe 42% pacientë u grupuan në pacientë risku. Pacientët në risk ishin: 57%me probleme kardiake rreth, 36 % dislipidemi dhe diabet rreth 36 % dhe 7% probleme respiratore.

 

Telemedicina 1Ndërsa në fazën e dytë projekti u zgjerua a) përfshirjen e kategorive të tjera b) ndryshimin e aplikacionit mjekësor nga celulari në tablet c) shtimin e ekzaminimeve të kolesterolit dhe triglicerideve. Numri i pacientëve të ekzaminuar arriti shifrën 8500 dhe numri i testeve mjekësore rreth 42 000. Kategoritë e pacientëve që u përfshinë ishin: 8 % persona me aftësitë kufizuar, 19% të sëmurë kronikë, 67% mosha e tretë dhe 6% kategori të tjera.

 

Rezutatet e fazës sw dytë ishin: rreth 14% të pacientëve normal, 45 % u referuan te specialisti për ndjekje të mëtejshme, 41% u grupuan te pacientët në risk. Pacientët në risk ishin 54 % me probleme kardiake, diabet dhe 45 % dislipidemi  dhe 4 % me probleme respiratore.

 

Telemedicina 7Ndjekja e zbatimit të projektit ndiqet online në hartën e telemedicinës. Faqja e hartës së telemedicinës është: http://drini.net/img/harta.html .

 

Pjesw e projektit është dhe hartimi i statistikave sipas patologjive dhe rretheve për pacientët e ekzaminuar të realizuara për herë të parë nga koordinatorët e KKSH, si punë kërkimore. Një kopje e projektit u dorëzua në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ndajeni me miqte tuaj: