COVID-19: Kryqi i Kuq Shqiptar ndihmon 675 familje në nevojë

Me qëllim zbutjen e pasojave sociale të krijuara prej situatës së pandemisë COVID-19, duke nisur nga java e dytë e muajit Mars, Kryqi i Kuq Shqiptar, ka marrë një sërë masash në nivel qëndror dhe veçanërisht në nivel dege.

Drejtimi kryesor i masave të marra ka synuar realizimin e një aksioni të gjerë humanitar duke mbështetur familjet më të prekura me ushqime.

Në bashkëpunim të ngushtë me rrjetin e gjerë vullnetarëve dhe shtabet e emergjencës në novel vendore, janë hartuar listat e përfituesve dhe është realizuar shpërndarja e ndihmave.

Në harkun kohor të tri javëve, deri më datë 10 prill, janë 19 degë në të gjithë vendin që kanë ndihmuar 675 famile. Paketa ushqimore e ndihmës përmban miell, makarona, oriz, vaj, fasule dhe sheqer është mundësuar me burimet e brendëshme të Kryqit të Kuq Shqiptar por dhe nga donatorë vendor.

Kryqi i Kuq Shqiptar falënderon të gjithë vullnetarët, punonjësit e shoqatës dhe donatorët që kanë mbështetur këtë aksion që bënë të mundur realizimin e këtij asksioni të gjerë humanitar.

Mbështetja e familjeve në nevojë vazhdon.

#KryqiiKuqShqiptar, #junukjenivetëm

Ndajeni me miqte tuaj: