Nga Marianne Gasser Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Damask, Siri.
1 shkurt 2016
Ndërkohë që binte një shi i ftohtë, njerëzit merrni pakot e vogla që ndodheshin para meje. Ata insistonin që dhe unë duhet ta bëjë nja gjë të tillë. Ishte grumbulluar njerëz. Drita vinte vetëm nga telefonat, sepse prej muaj nuk kishte pasur elektricitet.
Një nga burrat ndali dhe hapi me kujdes cepin e një batanije, mbështjellë aty më tej. Në fillim nuk mund të shihje asgjë se çfarë kishte brenda, Dhe menjëherë, pas kësaj arrita të dalloj që ishte një burrë i moshuar.
Kishte veshur një bluzë dhe tuta të zeza. Këmbët ishin aq të dobëta sa tundeshin në ajër. Goja i qëndronte hapur, ndërsa sytë shikonin në boshllëk. Qëndronte pezull, midis jetës dhe vdekjes. Ishte i pashpresë, për më tepër ne nuk mund të bënim asgjë për të.
Vuajtje të paimagjinueshme
Disa orë më parë, ne kishim hyrë në qytetin e Madaya. Një orë me makinë nga Damasku, kryeqyteti i Sirisë, ky qytet ishte në rrethim prej disa muajsh.
Për të arritur marrëveshjen për të hyrë brenda në këtë qytet, janë dashur bisedime torturuese, për këtë qytet por dhe për të tjerë të rrethuar. Tanimë organizata që përfaqësoj, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK), së bashku me Gjysmëhënën e Kuqe arabe siriane dhe me Kombet e Bashkuara, janë lejuar të sjellin këtu një ndihmë më se të nevojshme, e të kërkuar.
Civilët në rrethim në Siri
Sistemi ndërkombëtar ka dështuar në Siri
Historia e konfliktit sirian
Madaya është thjesht, një nga një një duzinë vendesh, që nuk janë me qindra në Siri ku asistenca humanitare është dëshpërimisht e nevojshme. Këtu ka një nivel të tmerrshëm vuajtjesh.
Lufta ka bërë kërdinë prej pesë vjetësh. 250 000 persona kanë vdekur; 13 milion njerëz kanë nevojë për ndihmë. Afërsisht gjysmë milioni njerëz jetojnë në zonat e rrethuara.
Ajo që kërkohet është një përpjekje e vërtetë dhe e qëndrueshme për të lehtësuar vuajtjet e tyre. Deri në këtë moment, kjo nuk ka ndodhur. Për të filluar operacionin e ndihmës në Madaya, u deshën muaj të tërë negociatash. Që nga fillimi, ndihma, në Madaya, në Jug të vendit, ishte e kushtëzuar me shpërndarjen e ndihmave në dy qytetet në Veri të vendit, Foua dhe Kefraya.
Ndërkohë që Madaya është e rrethuar nga forcat pro qeveritare siriane, Foua dhe Kefraya – që vuajnë po aq shumë sa dhe Madaya – janë rrethuara nga grupet opozitare.
Një qytet nuk mund të marrë ndihma, nëse këto ndihma nuk shkojnë dhe në qytete të tjera, dhe për më tepër saktësisht në të njëjtën kohë. Ky sistem është ndjekur në mënyrë aq strikte, sa një një kamion mbetet në baltë në Jug, kamionët në Veri nuk mund të lëvizin deri sa ai të dalë prej saj.
Asnjë ushqim nuk mund të shpërndahet në një qytet derisa të tregohen nëpërmjet fotove qe ndihmat janë shpërndarë në anën tjetër.
Një ndihmë e kushtëzuar nga sinkronizimi. E kjo nuk është rruga për të ndihmuar.
Fytyra të uritura
Duke u kthyer sërish në Madaya, më dërguan në atë që në mënyrë të sjellshme quhet “qendra shëndetësore”. Në fakt, ishte thjesht një dhomë në bodrumin e një shtëpie.
Në gjysmë errësirë, u gjenda nën vështrimin e trupave të squllur të shtrirë direkt në batanije, në dysheme të moshuar, të dobët nga uria dhe sëmundja. Fëmijë të shumtë, me fytyra të uritura. Vura re, në krahët e tyre vigonët, që ndihmonin për tu dhënë ushqimin, aq të nevojshëm për të mbijetuar.
Doktori, me një bluzë të gjakosur, më shoqëroji në çdo krevat, ku ndodheshin gjithnjë dy persona.
Njëra ishte një grua e re në prag të lindjes, e cila në katër ditët e fundit binte shpesh në gjendje të fikëti, tjetra ishte një vajzë, vetëm tetë vjeç, që nuk ishte në gjendje as të flasë dhe as të lëvizë, tmerrësisht shumë e dobët. E pas kësaj, vetëm heshtje. Pas krahëve të mi, mjeku filloj të qajë.
Të shpëtojmë jetë
Të gjitha palët përdorin atë që mund të quhet vetëm së “luftë rrethuese”, e ngjashme me diçka nga mesjeta, ku nga njëra palë përpiqet të detyrojë palën tjetër të nënshtrohet.
Si gjithmonë, është ai, qytetari i thjeshtë që vuan. Në këtë gjendje , ne si punonjës humanitarë, çfarë duhet të bëjmë?
Po, ne mund të flasim rreth asaj se si të gjitha palët duhet të respektojnë “të drejtën ndërkombëtare humanitare” – çfarë do të thotë të respektosh civilët, të respektosh dinjitetin e të paraburgosurit.
Po, ne mund të flasim për nevojën për “një akses”; në mënyrë që punonjësit humanitarë të lejohen të ndihmojnë në këto zonat, për të ndihmuar të uriturit, të sëmurët dhe të plagosurit.
Por, çfarë ne nënkuptojmë me këtë në praktikë? Lërini punonjësit humanitarë të bëjnë punë e tyre.
Nëse një vajzë tetë-vjeçare ka nevojë për ushqim, le t’i jepet asaj. Në qoftë se një burrë 70-vjeçar ka nevojë për përkujdesje mjekësor, t’i jepet atij. Mos vini jetët e tyre në rrezik, për shkak se një kamion është mbërthyer në baltë, apo sepse një pako ushqimore nuk është saktësisht e njëjtë me një tjetër pako.
Nxitin negociatat atje ku është e mundur; një gjë e tillë, mund të shpëtojë jetën. Dhe na lini të kthehemi sërish, e sërish në këto vende, në mënyrë që të mund të vazhdojmë të japim ndihmën tonë. Le të jemi njerëzor. Tregojeni dhe ju ndjenjën njerëzore, edhe në tensionet më të mëdha që ju ofron lufta.
Në Madaya, një tjetër moment, më bëri përshtypje. Një grua mu afrua, dhe pavarësisht çdo gjëje, dhe duke e ditur se gjendja e saj ishte shumë larg normales, ajo buzëqeshte. Mendova se buzëqeshte se kishte marrë ndihma. Por u gabova.
Ajo mu afrua dhe më pëshpëriti: A e dini se çfarë keni bërë të gjithë ju që keni ardhur këtu, nga jashtë rrethimit? Çfarë na keni sjellë neve, duke na folur, duke na kujtuar se jemi, ju na keni risjellë diçka të veçantë: dinjitetin tonë. Faleminderit.”