Komunikatë shtypi e KNKK – 12 Dhjetor 2019
Gjenevë (KNKK&FNKK&GjK) – Përfaqësues nga 168 shtete dhe 187 Shoqata të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe u mblodhën bashkë në Gjenevë një Konferencë ndërkombëtare e cila mbylli punimet sot. Që nga viti i largët 1867, kjo konferencë që mblidhet çdo katër vjet, bën bashkë përfaqësuesit e Shteteve palë të Konventave të Gjenevës dhe të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe në mbarë bota.
Konferenca është një mundësi e veçantë për vendimmarrësit për të diskutuar çështjet më urgjente humanitare dhe për të miratuar rezolutat që do të drejtojnë aksionin humanitar në të ardhmen
Vendimet e marra më parë në kohë, kanë kontribuar për forcimin e të Ligjit Ndërkombëtar Humanitar (LNH) dhe kuadrit legal për katastrofat ndërsa sigurojnë kushte të sigurta për vullnetarizmit. Këtë vit, çështjet kryesore në rendin e ditës të Konferencës përfshinin besimin, shëndetin mendor, ndryshimet klimatike, gatishmërinë pandemike, mbrojtjen e të dhënave dhe emigracionin.
“Konferenca Ndërkombëtare është një vend unik për Kryqin e Kuq dhe Gjysmëhënën e Kuqe për të diskutuar me qeveritë sfidat kritike humanitare,” tha Peter Maurer, Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK). “Fakti që në Konferencë morën pjesë në mënyrë aktive, përfaqësues nga 168 shtete, tregon se qeveritë kanë një interes strategjik për t’iu përgjigjur krizave humanitare dhe për t’u angazhuar me Lëvizjen.”
Në epokën e kontrollit në rritje të sektorit humanitar, në Konferencën punimet e të cilës zgjatën për tre ditë, ishin mjaft me interes diskutimet e rëndësishme për besimin, integritetin, përgjegjshmërinë. “Të jesh i besuar nga njerëzit të cilëve u shërbejmë, është thelbësore për të qenë në gjendje për të rivendosur lidhjet familjare, për të siguruar qasjen e nevojshme për të shpëtuar jetë, për të punuar së bashku dhe për komunitetin,” tha Francesco Rocca, Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK&GjK).
Një përmbledhje e të gjitha rezolutave të aprovuara sot në Konferencë mund t’i gjeni këtu here. Ndër pikat kryesore të diskutuara dhe të miratuara, do të përmendnim:
• Sjellja e Ligjit Ndërkombëtare Humanitar (LNH) më pranë nesh: një udhëzues konkret për zbatimin më të mirë të Ligjit Ndërkombëtar Humanitar. Lëvizja ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe dhe Shtetet, riafirmuan angazhimin e tyre ndaj LNH dhe zbatimin e plotë të tij, veçanërisht në nivelin kombëtar.
• Rivendosja e lidhjeve familjare (RLF) duke respektuar privatësinë: Mbrojtja e të dhënave personale ka të bëjë me mbrojtjen e njerëzve. Pasiguria në rritje, e lidhur kjo me epokën dixhitale dhe kërcënimi mjaft i përhapur i hyrjes së paautorizuar në të dhënat personale, kërkojnë që Lëvizja t’i kushtoj më shumë vëmendje mbrojtjes së veprimtarive që kanë lidhje me RLF.
• Adresimi i shëndetit mendor dhe nevojave psikosociale të personave të prekur nga konfliktet e armatosura, katastrofat natyrore dhe emergjencat e tjera: Shtetet dhe Lëvizja e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe ranë dakord të përfshijnë shëndetin mendor dhe mbështetjen psikosociale në radhën e parë të emergjencave humanitare.
• Të kemi ligje dhe politika të mençura ndaj ndryshimeve klimatike që nuk lënë askënd në harresë: Njerëzit që jetojnë në kontekste të ndjeshme ose të brishta ndjejnë në mënyrë më të rëndë ndikimin e ndryshimeve klimatike. Lëvizja Ndërkombëtare e KK dhe GjK po punon për të forcuar aftësinë e komuniteteve të prekura për të përvetësuar ndikimet e kombinuara të konfliktit, dhunës dhe goditjeve klimatike.
• Është koha për të vepruar: Trajtimi së bashku si i epidemive dhe i pandemive. Në dritën e kërcënimit që epidemitë dhe pandemitë paraqesin për shëndetin global, ekonominë dhe stabilitetin, veçanërisht në zonat më të rrezikuara në botë, Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe bashkëpunojnë me autoritetet publike në parandalimin e sëmundjeve, promovimin e shëndetit dhe zbutjen e vuajtjeve njerëzore.
• Gratë dhe lidershipi në aksionin humanitar të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Një rezolutë kjo që konfirmon rëndësinë e grave që përfaqësohen në nivelin e vendimmarrjes.
“Jam i kënaqur që shtetet së bashku me Lëvizjen ndërkombëtare të KK dhe të GjK janë zotuar të merren me sfidat e reja në botë që janë në vijën e parë,” tha Maurer. “Ata riafirmuan rëndësinë e ligjit të luftës, në një kohë kur risitë teknike po shtrojnë pyetjen se sa njerëzit arrijnë të kenë kontroll mbi armët. Për këtë ata ranë dakord të mbrojnë të dhënat personale të njerëzve që kërkojnë të dashurit e tyre. Gjithashtu, Ne jemi dëshmitarë të një mbështetje inkurajuese për të rritur përgjigjen ndaj shëndetit mendor. ”
“Ne jemi të kënaqur që kemi arritur marrëveshje për rezoluta të ndryshme,” tha Rocca. “Tani jemi gati për të siguruar zbatimin në praktikë të të gjitha vendimeve dhe do të vazhdojmë të mbrojmë fuqishëm axhendën në nivelin lokal dhe mbështetjen për Shoqëritë tona Kombëtare të cilat janë aktorët vendorë të mrekullueshëm: Shoqatat të forta kombëtare, aktorë të fortë lokalë, do të thotë komunitete të forta lokale.
Për informacion më të detajuar, lutemi kontaktoni:
Ewan watson, ICRC Geneva, tel: +41 79 244 6470, ewatson@icrc.org
Derk Segaar, IFRC Geneva, tel: +41 79 708 31 04, derk.segaar@ifrc.org
Vizitoni faqen tonë: www.icrc.org ose ndiqni ICRC on facebook.com/icrc dhe twitter.com/icrc
Për të ndjekur dhe shkarkuar videot më të fundit në ciësinë e kërkuar në shtyp, shkoni në www.icrcvideonewsroom.org