Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq – Deklaratë: Stop dhunës. Mbroni shërbimin shëndetësor

03 Nëntor 2015

Në muajt e fundit, kanë ndodhur një numër sulmesh kundra punonjësve të shërbimit shëndetësor, ndërtesave dhe transportit mjekësor, si në Afganistan, Siri dhe Jemen, për të përmendur disa prej tyre. Këto incidente kanë ndodhur në vende me sisteme të dobëta shëndetësore që po luftojnë të trajtojnë personat e prekur nga konfliktet aty. Në disa raste, situate është përkeqësuar akoma më shumë me pengimin e punonjësve të ndihmës, duke i ndaluara ata të shkojnë te ata kanë nevojë për ta.

Si sulmet ndaj tyre ashtu dhe pasojat që shkaktohen, janë një problem shumë serioz. Këto sulme ndaj personelit dhe ndërtesave shëndetësore të mbrojtura nga e drejta ndërkombëtare humanitare, që lënë pas të vdekur dhe shkatërrim, pengojnë veprimin e shërbimit shëndetësor aq të domosdoshëm për jetën e njerëzve. Të gjithë ata që janë pjesë e shërbimit shëndetësor në këtë iniciativë të rrezikshme, janë tejet të alarmuar nga pasojat e tejzgjatura që këto sulme mund të kenë në shëndetin e popullit.

Këto sulme, nuk janë incidente të izoluara. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, nëpërmjet iniciativës “Shërbimi Shëndetësor në rrezik”, ka mbledhur të dhëna nga 11 vende. Për periudhën janari 2012 – dhjetor 2014, janë shënuar 2398 sulme ndaj personelit, ndërtesave dhe mjeteve të transportit shëndetësor. Kjo situatë alarmi, thekson dhe një herë nevojën për marrjen e masave për të parandaluar dhunën në të ardhmen.

Iniciativa “Shërbimi Shëndetësor në rrezik”, me mbështetjen e ekspertëve dhe profesionistëve  nga fusha të ndryshme, përfshirë nga qeveritë, forcat e armatosura, agjencitë humanitare, shoqata profesioniste ndërkombëtare dhe shërbime të përkujdesit shëndetësor, si dhe Lëvizjen ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, ka formuluar një seri rekomandimesh dhe masash praktike që, nëse merren nga ata që janë përgjegjës, do të rrisin mbrojtjen e shërbimeve të përkujdesjes shëndetësore në konfliktet e armatosura dhe në situata të tjera emergjence.

Si anëtarë dhe partnerë të iniciativës “Shërbimi shëndetësor në rrezik”, ne i bëjmë thirje Shteteve, përdoruesve të armëve, agjencive humanitare kombëtare dhe ndërkombëtare dhe organizatave shëndetësore  të tregojnë vëmendje të menjëhershme ndaj rekomandimeve të iniciativës “Shërbimi shëndetësor në rrezik”.

Në veçanti, ne nxisim Shtetet:

  • të bëjnë çdo përpjekje për të investiguar dhe për të dënuar sulmet kundra personelit, ndërtesave dhe mjeteve të transportit shëndetësor, që dhunojnë të drejtën ndërkombëtare, përfshirë këtu dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare.
  • të rishikojnë legjislacionin e tyre vendor dhe zbatimin e tij në praktikë, me qëllim që të sigurohen se janë në përshtatje me detyrimet që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare, përfshirë dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare.
  • të sigurojnë se ushtarakët janë trajnuar si duhet për të njohur, kuptuar dhe respektuar kuadrin legalë të zbatueshëm për mbrojtjen e sistemit shëndetësor, e po kështu dhe të personelit shëndetësor;
  • të bashkëpunojnë me organizata humanitare dhe ato të shëndetit për të siguruar se personeli shëndetësor është veçanërisht i trajnuar të njohë, të zbatojë dhe të mbështesë përgjegjësin e tij zyrtare dhe etike;
  • të veprojnë në mënyrë aktive që të rrisë njohuritë e përdorimit nga ana e tyre të emblemave të kryqit të kuq, gjysmëhënës së kuqe, kristalit të kuq, nga forcat e armatosura dhe më gjerë nga popullsia.
  • të gjejnë mundësinë që të përfaqësohen në Konferencën e ardhshme ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, për të çuar më tej angazhimet e tyre në zbatim të rekomandimeve dhe masave në mbrojtje të sistemit shëndetësor në konfliktet e armatosura dhe në emergjenca të tjera, dhe të konsiderojnë marrjen e angazhimeve të veçanta për këtë çështje.

Në nxisim forcat e armatosura të Shteteve:

  • të respektojnë në të gjitha rrethanat, në veçanti në situata konflikti të armatosur apo emergjenca të tjera, punonjësit e përkujdesjes shëndetësore, ndërtesat dhe mjetet e transporti dhe të lejojnë pacientët të marrin përkujdesjen e nevojshme, pavarësisht përkatësisë së tyre;
  • të rishikojnë rregullat ushtarake të angazhimit, praktikat operacionale dhe procedurat për tu siguruar  se rekomandimet dhe masat për mbrojtjen dhënies së përkujdesjes shëndetësore janë të përfshira në to, dhe se personeli ushtarak është trajnuar në mënyrë të posaçme për këtë.

Ne nxisim të gjithë aktorëve jo shtetërore:

  • të respektojnë në çdo rrethanë, në veçanti në situata konflikti të armatosur apo dhe në emergjenca të tjera, punonjësit e përkujdesjes shëndetësore, ndërtesat dhe mjetet e transportit dhe të lejojnë të gjithë pacientët që të marrin përkujdesjen që kanë nevojë, pavarësisht përkatësisë së tyre;

Në inkurajojmë organizatat ndërkombëtare dhe lokale humanitare dhe organizatat shëndetësore:

  • të vazhdojnë të bëjnë avokati për ruajtjen e veprimit parimor humanitar, respektimin e “parimeve etike të përkujdesjes shëndetësore në konfliktet e armatosura dhe në emergjenca të tjera” (Ethical Principles of Health Care in Times of Armed Conflict and Other Emergencies“), të miratuar nga organizatat e civile dhe ushtarake të përkujdesjes shëndetësore në qershor 2015, dhe mbrojtjen e pacientëve, të personelit të përkujdesjes shëndetësore të ndërtesave dhe të mjeteve të transportit në konflikte të armatosura apo në emergjenca të tjera dhe të bashkojnë përpjekjet e tyre apo të ndërmarrin iniciativa e tyre për këto nevoja;
  • të sigurohen se lehtësitë shëndetësore që ato realizojnë, kanë bërë hapat e nevojshëm për të reduktuar rrezikun e dhunës në hapat lehtësues të premtuara.


Organizatat nënshkruese:

  • Komiteti Ndërkombëtar i Mjekësisë Ushtarake;
  • Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq;
  • Federata ndërkombëtare e shoqatave të studentëve të mjekësisë;
  • Federata ndërkombëtare e shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe;
  • Federata ndërkombëtare e spitaleve;
  • Federata Botërore e edukimit mjekësor;
  • Shoqata Botërore e Mjekësisë.

Shërbimi shëndetësor në rrezik është një iniciativë e Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, që ka si qëllim dhënien e eksesit të nevojshëm, dhe realizimin e një shërbimi shëndetësor të sigurt në konfliktet e armatosura dhe në emergjencat e tjera. Kjo iniciativë bën thirrje për respektimin dhe mbrojtjen e punonjësve të shërbimit shëndetësore, të ndërtesave dhe të mjeteve të transportit dhe zbatimin e një numri rekomandimesh dhe masash praktike për të mbrojtur shërbimet e përkujdesjes shëndetësore dhe misionin e tyre humanitar. Kjo iniciativë është e mbështetur nga një numër partnerësh, individësh dhe organizatash anëtarë të komunitetit që i përket “Shërbimi shëndetësore në rrezik”.

Për më shumë informacion, vizitoni Health Care in Danger ëebsite.

 

 

Ndajeni me miqte tuaj: