Mesazh i Francesco Rocca – President i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe me rastin e 19 Gushtit – Ditës Botërore të humanistëve.
“Janë kohë të këqija, thonë njerëzit. Nëse jetojmë mirë dhe koha në të cilën jetojmë është e mirë. Ne jemi koha në të cilën jetojmë” Shën Augustini.
#Covid19 na ka bërë më të “dukshëm”. Por angazhimi i miliona vullnetarëve në të gjithë botën është i përditshëm, i vazhdueshëm, shpesh i heshtur që nga nevojat më minimale dhe konkrete të individit deri në angazhimet për emergjencat më të mëdha. Dita Botërore e humanistëve #WorldHumanitarianDay është një mundësi e shkëlqyer për të kremtuar si ndihmën kurajoze të mijëra jetëshpëtuesve që qëndrojnë në vijën e parë të kësaj pandemie, ashtu edhe punën e çmuar të çdo individi që prek dhe format më të padukshme të vulnerabilitetit.#RealLifeHeroes.
Kjo ditë është një moment simbolik për të falënderuar mbi 160,000 vullnetarë të Kryqit të Kuq Italian dhe miliona vullnetarë të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në të gjithë botën: ata janë vazhdimisht në krah të atyre që kanë në nevojë, të atyre që ikin nga lufta apo që kanë uri, të atyre që jetojnë nën kërcënimin e bombave dhe aatyre që jetojnë në pjesën më të mjeruar të shoqërisë.
Covid-19 Puna e vullnetarëve tanë
Vullnetarët tanë po luajnë një rol themelor në përgjigjen ndaj virusit në botë ashtu dhe në Itali. Që nga fillimi i karantinës, Kryqi i Kuq Italian ka qenë në vijën e parë të frontit për transportin e materialeve mjekësore të kontrollit, të mjekëve në spitale dhe vullnetarëve në aeroporte për matjen e temperaturës, për ndihmesën e dhënë në 300 bashki në shpërndarje shtëpi më shtëpi të nevojave themelor si ushqime, ilaçeve, etj. Ndërkohë numri pa pagesë i telefonit 800.065510 ka trajtuar kërkesat të nevojtarëve për shërbime në shtëpi, transport mjekësor, asistencë psikologjike dhe ndihmë ushqimore. Sot, ne vazhdojmë të luftojmë pasojat ekonomike të kësaj pandemie.
Ndihmëdhënësit ndjehen të sulmuar
E megjithatë, edhe në këtë kontekst, kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin fenomene të margjinalizimit ndaj disa punonjësve të shëndetit. Në fakt, të qenit në vijën e parë ka shtuar stigmën sociale për shkak të frikës së përhapjes së mikrobit. Ka ndodhur në Itali dhe në të gjithë botën. Duket paradoks por nuk është ashtu. Në fakt, që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 611 episode të dhunës ndaj personave dhe ekipeve të ndihmës në mbi 40 vende. Më shumë se 20% e këtyre incidenteve janë sulme fizike, rreth 15% incidente diskriminimi dhe 15% sulme ose kërcënime verbale. Shifra e vërtetë është ndoshta shumë më e lartë. Shumë herë kemi parë spitale, punonjës të shëndetit dhe civilë të përfundojnë të sulmuar: një situatë aspak e dëshirueshme që e bën gjendjen e popullsive veçanërisht në zonat e luftës edhe më dramatike. Një botë ku edhe mjekët, punonjësit e shëndetit dhe spitalet nuk respektohen, është një botë pa të ardhme.
Ne jemi koha
Sidoqoftë, kjo ditë më sjell në mendje një ekuilibër pozitiv të vendosur, realizuar kjo nga shpresa për të ardhmen. Sepse urgjenca Covid-19 dëshmoi respektimin e vërtetë dhe real të punonjësve tanë humanitarë në Parimet dhe vlerat që janë baza e Lëvizjes sonë. Thirrja “Të gjithë Vëllezër!” duhet të tingëllojë sidomos sot, kur e gjejmë veten në periudhë të vështirë. Dhe Ne jemi koha që jëtojmë, kështu që ne mund ta bëjmë atë më të mirë.